Zhduket bariu 17-vjeçar në Gjirokastër, familja e kërkon prej 8 ditësh

16 Dhjetor 2019, 09:33Kronika TEMA
Zhduket bariu 17-vjeçar në Gjirokastër, familja e kërkon

Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë 8 ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17-vjeçari Izet Tosuni, punonte si bari në fshatrat e Dropullit.

Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se 17-vjeçari jetonte në kushte të vështira ekonomike.

1 komente në “Zhduket bariu 17-vjeçar në Gjirokastër, familja e kërkon prej 8 ditësh”

  1. Tigri I Maleve says:

    Gjynah i shkreti.

    Zoti e ndihmofte dhe nese ka ndodh dicka , u prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje