Prokurori i Përgjithshëm "zbarkon" te Krimet e Rënda pas ngritjes së SPAK

16 Dhjetor 2019, 12:07Kronika TEMA

Kryeprokurori Olsian Çela ka zhvilluar sot një takim me prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Takimi i Çelës me prokurorët e Krimeve të Rënda vjen pak ditë pas shkrirjes së këtij institucioni, për shkak të ngritjes së Strukturës së Posaçme (SPAK), që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta.

Çela u shprehu prokurorëve vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Njoftimi i Prokurorisë për këtë takim:

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me prokurorët e kësaj prokurorie përpara përfundimit të aktivitetit nga ana e saj.

Ai u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela vlerësoi lart profesionalizmin e tyre dhe shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet.

Njëkohësisht ai vlerësoi pozitivisht vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimet e prokurorëve të kësaj prokurorie, si shenjë e mbështetjes dhe vlerësimit që ky organ dha për karrierën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela vuri theksin gjithashtu edhe tek kuadri i ri ligjor në të cilin veprojnë prokurorët, ku pavarësia u cilësua si elementi thelbësor që do të karakterizojë punën e prokurorëve. Ai siguroi se do të jetë mbështetës dhe garant i kësaj pavarësie.

Mes të tjerash Prokurori i Përgjithshëm z.Çela u shpreh se rezultatet e hetimit nëçështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.

Në fund ai u uroi suksese në karrierën e mëtejshme prokurorëve, duke shprehur besimin se kontributi i tyre do të jetëi rëndësishëm për rritjen e besimit të publikut tek drejtësia. (TemA)

2 komente në “Prokurori i Përgjithshëm “zbarkon” te Krimet e Rënda pas ngritjes së SPAK”

  1. Miku says:

    Ky kushuriri Mozit, njelloj eshte si Dragoshi, Rakipi,Si Conti, Mrika,Gramshi e ku di une me, keta jane njelloj.Ky merret me ata te vegjlit si parardhsit, nuk ja mban bytha , me Salen, Lulin , Edin, Liken, me Beqajn, me Dakovilin e Durresit, ky po na thote se po ben namin Durres.Shko merru me Lali Erin po ke byth.Me mire mos u ndje se koqet e Balikut do te zesh.Ha ate cope buke e mos u ndje dhe justifikohu se nuk kam kompetenca, he xhan shko me shoket e mos u nda!!!!

  2. Ai says:

    Prukuroria e leshit.
    Të tere hane hajdut, imoral, te degjeneruar dhe kriminel.
    Disa jane dhe antishqiptar spiuna Beogradit dhe Athines. Prokuroret e gjyqtaret jane te gjithe per në burg. Ata dhe gjate diktatures kriminela kane qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje