FOTOT: Kryebashkiaku Gurma ndez dritat e festave, Saranda zbukurohet për herë të parë pas shumë vitesh

16 Dhjetor 2019, 15:05Turizëm TEMA
FOTOT: Kryebashkiaku Gurma ndez dritat e festave, Saranda zbukurohet për

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, ka ndezur dritat festive të qytetit i cili është zbukuruar për herë të parë pas shumë vitesh.

Ngjyrat e festave duket se kanë entuziazmuar veçanërisht më të vegjlit e qytetit, të cilit janë shfaqur mjaft të lumtur duke pozuar në zonat më të bukura.

Galeria e fotografive është përcjellë edhe nga kryebashkiaku Gurma, i cili ka ndarë me qytetarët një mesazh urimi:

“I ndezëm dritat e pemës në Sarandë!

2020 e mbarë dhe e begatë!

Gëzuar!”, nënvizon Gurma.

Siç duket, Saranda nuk do të vazhdojë të rekomandohet veç për pushime verore por edhe për pushime dimërore, duke shfrytëzuar maksimalisht bukuritë e saj në çdo stinë, pse jo edhe festat. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Kryebashkiaku Gurma ndez dritat e festave, Saranda zbukurohet për herë të parë pas shumë vitesh”

  1. tarasi says:

    Po cte zbukurohej Saranda ? Saranda kish rene ne kryebashkiak hajduter , te piste , te ndyre. Mendjen e kishin si te rembenin , se ruanin fort per Saranden , kishin nxjere dhe slloganin e famshem ” djale sarandiot ” dhe bjeri me top, vidh te vjedhim , si te majte por dhe te djathte , mire qe erdhi ky Gurmaci , me shprese se dicka do beje , Guracet gjithmone i kane dhene qytetit te sarandes , shpresojme …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje