"Babale 4", Salianji rrëfen një skenar të ri pas vendimit të Prokurorisë: Ja pse jam i pafajshëm

17 Dhjetor 2019, 15:34Kronika TEMA

Ervin Salianji ka treguar një version të ri të çështjes “Babale” fill pasi Prokuroria e Tiranës dha pretencën duke kërkuar 1 vit e gjysmë burg për të, 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun dhe 3 vite për Fredi Alizotin, si fajtor për inskenimin e bisedës telefonike me vëllain e ish ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.

Ish deputeti, duke sjellë audio-regjistrimet e vjetra të prokurorisë, pretendon se këto prova e shfajsojnë atë duke thënë se është i pafajshëm.

Në një dalje për media, ai mendon se dëshmitari Alizoti është i rremë ndërsa “Babalja”  është real, duke theksuar se ndryshe nga sa flitet në transkriptet telefonike, ai nuk e ka paguar para për të inskenuar ngjarjen.

Për këtë, ish ligjvënësi gjykon se po i bëhet padrejtësi nga Prokuroria dhe se vendimi është politik.

“Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë” tha Salianji.

Më herët ai e konsideroi vendimin si një shpërbim për të duke nënvizuar se po e bëjnë hero.

Nga ana tjetër Prokuroria, pas hetimeve intensive doli në përfundimin se:

“Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova te rreme me qellim perfitimi financiar apo politik. Salianji i ka premtuar 200 mijë euro shtetasit A.Veliu, i ashtuquajturi “Babale”, nese i sjell nje rregjistrim qe penalizon vellain ish ministrit Fatmir Xhafaj.

I pandehuri Albert Veliu megjithese ka tentuar disa here, nuk ka mundur ta kontaktoj shtetasin Geron Xhafaj por se bashku me te pandehurin Fredi Alizoti kane sajuar nje audio rregjistrim ne te cilin ky i dyti ka imituar zerin e Xhafaj.

Ne kete perpjekje per te sajuar kete prove te rreme ata kanë bashkëpunuar edhe me struktura të tjera shtetërore përfshi ish Drejtuesin e prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe disa struktura të SHISH të imlikuara prej tij në këtë ngjarje.

Edhe pse ka mundur të mbështetet prej tyre ata  nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë lloj prove që implikonte vëllain e ish ministrit në trafik droge”, u tha ndër të tjera. (TemA)

2 komente në ““Babale 4”, Salianji rrëfen një skenar të ri pas vendimit të Prokurorisë: Ja pse jam i pafajshëm”

  1. taras bulba says:

    Eshte gjynaf nga perendia qe mos te votohet dhe behet ligj i shtetit Shqiptar paketa anti shpifje , per disa shpifes kombetare qe gjith jeten e tyre politike e kane kaluar me shpifje , intriga , shantazhe , thashetheme , paketa duhet te ishte prane veshit te tyre , ca pisanjoze si ” qytetari digital ” ca salianjer , apo ajo kancerozja e lsi , perfitojne shume nga mos denimi , nga mungesa e ligjit per shpifje , ata bejne zhurme , ata nuk duan paketen , pikerisht ata , bile gjithe PD-ja ,ku motoja e saj eshte shpif , hidh balte kujtdo kundershtari , godite poshte brezit , kjo eshte adn- ja esaj opozitare eshte, shpifja , trillimet , mashtrimet , shantazhet , per ata ajo pakete ne bashkepunim me spak , dhe bkh do ishte nje inxheksion vdekjeprures , per njeriun e ndeshem , te drejte , si te cishte si te mos ishte paketa qe e njeta gje ……………

  2. H says:

    Vetëm në shqipëri , i pandehyri jep sentencën në proces nga banga e të akuzuarve. Shtet salihash, gjellë qensh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje