Vepra “Epsh dhe lakmi” e Eugene O’Neill me përkthim të Artur Lenës dhe regji të Endri Çelës është ngjitur në Teatrin Eksperimental duke fituar duartrokitjet e publikut.
Shfaqja është realizuar nën interpretimin brilant të aktorëve Andi Begolli, Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Urim Aliaj, Barjam Dosti, Bujar Hoxhaj, Rexhina Ibro, Xhoana Sula, Anxhela Dervishi.
“Edhe pse vepra është e shkruar në 1925, në Amerikën veriore, ajo është aktuale më shumë se çdo vepër tjetër e shkruar nga shqiptarët në ditët e sotme dhe pikërisht për këtë fakt tragjik parësor, unë zgjedh ta vendos.
Nëse do i hiqnim emrat e përveçëm të personazheve apo vendeve, dhe vetëm fjalinë ‘po shkoj të ndez qirinjtë’ (dhe jo ‘dritat’), do thoshin që Eugene O’Neill është shqiptar.
Nëse do vazhdonim më tej me faktin se çfarë më ngacmoi personalisht me këtë vepër, është çështja e mbështetjes te instikti që i bën autori gjithçkaje”, ka thënë regjisori Çela.
“Epsh dhe Lakmi” e Eugene O’Neill-it është një nga veprat e para më intrigueset të tij, dhe është shembulli më perfekt i dëshirës së tij për të bashkuar modernen me antikitetin grek. E shkruar dhe e vënë në skenë për herë të parë më 1924-ën, O’Neill-i është ndikuar nga miti i Edipit, Medeas dhe Hippolytus.
Ka lezet shpirti kur degjon se teatri sot e 30 vjet eshte mbushur jo me shfaqje qe dalin nga jeta e perditeshme shqiptare,por me tema ndjellese per publikun banal si Vagina,epshi,bordello,prostitute,burgaxhinj,droge,krime,korrupsion,skllav etj!
Pse i shmangeni realitetit o karagjoze te oborrit qe vetem artiste nuk jeni!
Njerezit duan te shikojne shfaqje qe pasqyrojne optimizmin e jetes e jo zymtesine e saj,qe pasqyrojne moralin e jo degjenerimin moral e shoqeror!
Juve si specie do zhdukeni atehere kur njerezit t’ju bojkotojne perfundimisht,o vemje te antikitetit!