Sokol Olldashi do të festonte sot ditëlindjen, nëna i kushton fjalët prekëse: Shpirti im, mes lotëve përqafoj fotografinë

17 Dhjetor 2019, 09:59Sociale TEMA

Sot politikani i Partisë Demokratike, shkrimtari e gazetari i ndjerë Sokol Olldashi do të feston 47-vjetorin e lindjes.

Ka qenë nëna e tij Kozeta Mamaqi që e ka kujtuar plot mall të birin në këtë ditë.

Përmes një komenti në ‘Facebook’, ajo shprehet se dikur Olldashi mes duhanit shkruajti një poezi për 47-vjetorin e saj, ndërsa sot Kozeta hap krahët e përqafon mes lotëve fotografinë.

“Shpirti im… po më mbyt malli… Ti, mes duhanit shkruajte një poezi për 47-vjetorin tim, ndërsa unë, hap krahët e përqafoj mes lotëve.

Imazhin tënd në fotografi në të 47-tin vit të ditëlindjes tënde… Fati ynë bir…”, shkruan Kozeta Mamaqi.

Kujtojmë që Sokol Olldashi u nda nga jeta natën e 20 nëntorit 2013, në një aksident tragjik në rrugën Elbasan-Tiranë.

Çdo muaj nëntor, ai kujtohet nga miqtë e familjarët e tij.

4 komente në “Sokol Olldashi do të festonte sot ditëlindjen, nëna i kushton fjalët prekëse: Shpirti im, mes lotëve përqafoj fotografinë”

  1. Ujku Plak says:

    Nenen e kuptoi dhe i jape te drejte, por Media ben gabim qe e teaiton si hero Kolin, Azemin etj. Ne radhe te pare ata militonin ne nje parti fashiste e mbytur me gjakun e krimeve qe ka bere, kane qene mos perfillesa dhe ordiner, u lidhen me llumin e shoqerise dhe ai llume ja mori edhe jeten

  2. I besuari says:

    Gjynah se iku i ri ne moshe. Feminet kane nevoje per babane. Saper politike, la ßhume per te deshiruar. Policia qe ai drejtoi i sherbeu Berishes por jo popullit.

  3. Tutu says:

    Si femije mund te kete qene flori…. si njeri ka qene bastard rrugesh ..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje