Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një ofertë të re për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Në takimin mes dy kryetarëve të partive të mbajtur të shtunën, Isa Mustafa ka propozuar që ti jap një ministri më tepër VV-së, në këmbim të pozitës së presidentit.
Mustafa ka treguar se propozimi parashihte që ministria t’i jepej Vetëvendosjes në vitin 2021, në momentin që presidenti i propozuar nga ta të merrte votat e mjaftueshme nga Kuvendi.
Mirëpo, propozimi është kundërshtuar nga Kurti.
Mustafa ka treguar se LDK-ja nuk ka plan B për të ardhur në Qeveri në rast të dështimit të marrëveshjes më VV-në, dhe si rrjedhojë parashohin shkuarjen në opozitë.
Emrat e ministrave dhe kryeparlamentarit asnjëra palë nuk i ka nxjerrë në tavolinë.
Kjo është thënë se do të bëhet pasi Kurti të votohet si kryeministër.
Në anën tjetër, Kurti nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, priste betonimin e qëndrimeve apo për ta mundësuar realizimin e marrëveshjes.
Albin Kurti, kryetar i LVV-së
Takimet mes Kurtit e Mustafës ende nuk dihet se kur do të vazhdojnë.
Kurr nuk e harroj nje rast kur Isa Mustafa ne nje takim me Vucicin, u soll si nje kotele duke e lepir.
Vucici ne fakt mbajti qendrim dinjitoz, pa u lajkatu.
Le te vazhdojne ekonomine e tregut me ministra e prsidente deri sa te vijne zgjedhjet e reja, ndersa Rramushi me duke se i mbushi tani.
O Isa nuk eshte pazar cdo gje ne fillim interesat e kombit pastaj dhe vetem ne fund ato te partise…
Pazar, pazar, hajde pazar!
Po ky gërmuqi çdo ne tavoline bisedimesh
Vjosa fitoi apo ky ?
Apo Vjosa ishte sa per reklame.
Isa Mustafa eshte firaun.Si Berisha ne Shqiperi.Karrierist dhe pazaret i ben ne kurriz te Kosoves.Ai me ceshtjen kombetare nuk ka asnje pike takimi.
LDK eshte uzurpuar nga karrieristi Isa mustafa duke shkelur mbi gjakun e deshmoreve Shqiptare mbi kujtimin punen dhe mundimin e Te madhit Ibrahim Rugova.Arjan
Turp e faqe e zeze e dashka per vedi postin ne 2021. Keta nuk mendojne per kosoven .a e kuptojne sesa duhet ala qe kosova te njihet 100% si shtet nga te gjithe. Jane gati me be pjese te serbise e keta te jene presidente province.1000 turp.