Kaloi vetingun: Komisioneri Publik ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

20 Dhjetor 2019, 15:02Kronika TEMA

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin KPK për të konfirmuar në detyrë Besim Hajdarmataj. 

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Hajdarmatajt si prokuror.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.”-thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik. (TemA)

7 komente në “Kaloi vetingun: Komisioneri Publik ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Sec me duket qe gjithe punen po e bejne komisioneret dhe omn. Kjo kpk si shume po e diskrediton veten.

    1. Ujku Plak says:

      Eshte e disata here qe e ben KPK , pse nuk i shkarkoine keta te KPK tu qr, ti bejne shembull per te tjeret, eshte nje dore e forte qe e perziene ate corbe, duhen marre urgjente masat me e prere ate dore nqs eshte 1, dhe po qene shume prap duhet te priten

  2. bureto says:

    E rekomandoj ONM? E hengri dhe ky! Nuk e di, mund te jete i afte, po ashtu i pakorruptuar, por ka nje te metë te madhe eshte i ndikueshem nga politika dhe si i tille behet i rrezikshem. tre raste, ai i tahirit, dosjet 339 dhe 184 si dhe ajo e famshmja “Babale”. Mund te kete edhe te tjera, por te pakten keto qe i di edhe publiku i gjere dhe keto mjaftojne per ta shkarkuar KPA..

  3. gardisti says:

    Une jam i mendimit qe pasi ta shkarkoje kete zvaranik,ta çoje gardist si truproje e Berishes deri sa ky te jete pa pranga ne duar!

  4. Ujku Plak says:

    Eshte e disata here qe e ben KPK , pse nuk i shkarkoine keta te KPK tu qr, ti bejne shembull per te tjeret, eshte nje dore e forte qe e perziene ate corbe, duhen marre urgjente masat me e prere ate dore nqs eshte 1, dhe po qene shume prap duhet te priten

  5. Drejtesi says:

    Shume mire, la meshire ti shpypin hienat e gjyqsorit…

  6. Kalec Dega says:

    Ti rruni b..t zvarranikeve te politikes se Sales e Ram utit bashke…ala se keni kuptuar….ata pushkatuan Causheskun dhe akoma ne mesjete jo ma ne Albanistanin e Edroganitr, lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje