Chelsea fiton derbin kundër Tottenham-it

22 Dhjetor 2019, 19:52Sport TEMA

Ka rezultuar një përballje tepër e fortë ajo mes Tottenham dhe Chelsea, me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 0-2.

Golat për “Blutë e Londrës” u shënuan nga Willian në minutat 12 dhe 45 të takimit. Pjesa e dytë nuk solli asgjë përveç një kartoni të kuq për Son Heung Min.

Kjo e sotmja ishte një ndeshje tepër e veçantë për portugezin Mourinho, i cili luante përballë ish ekipit të tij, por gjë të cilën tekniku e anashkaloi duke thënë se ishte 100% me Tottenham.

Pas kësaj ndeshje Chelsea forcon pozitat në vendin e katërt të klasifikimit në Premier League me 32 pikë në 18 ndeshje të luajtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje