Muçi nderon Tiranën ndaj Laçit. Bylisi likujdon Luftëtarin

22 Dhjetor 2019, 15:10Sport TEMA

Tirana ka arritur të marrë edhe fitoren e tretë radhazi, duke mundur këtë herë Laçin me rezultatin 1-2.

Pavarësisht se bardheblutë e panë veten në disavatazhin e një goli në pjesën e parë, ishte Muçi ai që barazoi pasi një pasigurie në portën e kurbinasve.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat kanë kërkuar hapësira në mbrojtjet kundërshtare por pa mundur, teksa faktor u bënë edhe kushtet e rënduara të terrenit për shkak të shiut.

Pak minuta para fundit, Kale ka dhënë një top të për Muçin i cili në fakt duket pozicion jashtë loje megjithatë anësori nuk ka qenë i këtij mendimi duke i dhuruar 3 pikët skuadrës bardheblu.

Bylisi ka marrë fitoren e dytë radhazi teksa ka mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 në shtëpi Luftëtarin. Ballshiotët i janë falur një goli në pjesën e parë nga sulmuesi Guindo, i cili nga pika e bardhë është treguar i saktë duke mposhtur gardianin e Luftëtarit.

Pas kësaj fitoreje, Bylisi ka marrë provizorisht kreun e klasifikimit ndërsa është në pritje të ndeshjes së Kukësit në orën 16:00 ndaj Skënderbeut.

Ndërkohë, nga ana tjetër, gjirokastritët ndalën dhe nuk i japin vazhdimësi fitores në javën e kaluar, duke mbetur sërish në vendin e parafundit në kampionat, në pozita mjaft të vështira. Tashmë, kampionati ndërpritet për të rifilluar sërish në muajin janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje