"Poker" i zikaltërve, Interi e mbyll vitin me fitore

21 Dhjetor 2019, 20:05Sport TEMA

Interi mëson nga gabimet e dy javëve më parë dhe rikthehet sërish te fitorja, madje këtë herë duke mposhtur Xhenoan me goleadë.

Kështu fitorja e sotme me shifrat 4-0 bën që zikaltrit ta mbyllin këtë vit kalendarik në krye të klasifikimit të Serie A, ku udhëheqin me pikë të barabarta me Juventusin.

Ekipi i Kontes do e gjente golin e parë në minutën e 31, ku Lukaku do të shënonte me kokë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi belg do të shërbente për Galjardinin.

Ky i fundit, pas një devijimi nga mbrojtësi kundërshtar, do të dyfishonte shifrat e takimit. Ndërsa goli i tretë u realizua në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa talenti i ri i Interit, Esposito, do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Por spektakli do të vinte në minutën e 71, ku Lukaku shkarkon të majtën e tij kur gjendej në hyrje të zonës për ta dërguar topin në trekëndësh dhe për t’ia bërë pritjen një mision të pamundur portierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje