Presidenti Aleksandër Ceferin, i cili ndihmoi shumë FFK-në në rrugëtimin drejt pranimit në instancat ndërkombëtare, UEFA dhe FIFA, ka përshëndetur nga larg rezultatet e arritura të Kosovës.
Përmes një video mesazhi që u nxorr në natën gala të organizuar në Kosovë për festat e fundvitit, Ceferin, ka shtuar faktin se kualifikimi në EURO 2020 do të ishte dhurata më e mirë që do t’ia bënit figurës së respektuar, Fadil Vokrrit.
“Përshëndetje për të gjithë ju, përshëndetje miku im Agim. Së pari më lejoni që t’u uroj rezultatet e jashtëzakonshme që i keni arritur jo vetëm këtë vit, por që nga pranimi në shtëpinë tonë të madhe, 55 anëtarëshe.
Dua ta uroj lojtarin që do ta merr sonte çmimin, duke e kujtuar se nuk është vetëm lojtar, por motiv shtesë për gjeneratat e ardhshme, që ta ndjekin rrugën tuaj.
Nuk mund mos ta përmendim edhe mikun tim që më mungon shumë, Fadil Vokrri. Besoj se kualifikimi në EURO 2020 nga ndeshjet e Marsit do të ishte nderimi më i mirë që do t’ia bënit figurës së tij”, përfundoi Ceferin.
Anglisht: “long live”, shqip thuhet “rrofte” dhe jo jetofte gjate, o shoku i google Translator-it