Klubi i presidentit Erdogan josh Mesut Ozil

20 Dhjetor 2019, 16:35Sport TEMA

Turqit e Fenerbahçe po tentojnë goditjen e madhe në merkaton dimërore të futbollit.

Skuadra e Stambollit kërkon të bindë yllin e Arsenal, Mesut Ozil, për t’u veshur verdheblu duke marrë parasysh dëshirën e shprehur prej kohësh nga futbollisti për të provuar kampionatin e vendit të tij të origjinës.

Fenerbahçe është skuadra e zemrës së presidentit Erdogan, një personi mjaft të dashur për Mesut Ozil, i cili u bë shkak për tërheqjen e futbollistit nga kombëtarja gjermane pas problemeve diplomatike.

Mediat turke tregojnë se Fenerbahçe kërkon të përfitojë nga pakënaqësitë e Ozil në kampionatin anglez, dhe problemeve që e lanë për muaj me radhë jashtë formacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje