I shpallur në kërkim/ Presidenti i “Turbinës” u arrestua me armë në ish-Bllok, e spiunuan qytetarët

20 Dhjetor 2019, 12:51Sport TEMA

Personi i arrestuar nga policia e Tiranes, qe u kap me arme pa leje eshte emer i njohur per sportin ne vend.

Ai është presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Policia e Tiranes njoftoi se ai ishte person te shpallur ne kerkim nga Policia e Vlores, me akuzen per “Mashtrim”.

Shtetasi G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë u zbulua nga policia pas informacioneve qe mberriten se ai qarkullonte me arme zjarri. Policia iu vu ne ndjekje dhe e lokalizoi ne rrugën “Medar Shtylla” ne kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij.

Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

Tashmë Gjoka do të përballet me drejtësinë me akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar 7-15 vite burg, por edhe mashtrimit. Armëmbajtja pa leje në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet, por me ndryshimet në kodin e ri rritja e dënimit u bë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

1 komente në “I shpallur në kërkim/ Presidenti i “Turbinës” u arrestua me armë në ish-Bllok, e spiunuan qytetarët”

  1. Veshi says:

    Arma pa leje, ne qofte se mbahet per vetembrojtje si person ne kerkim, duhet denuar mbi 15 vjet burg si person antishtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje