PROFIL: Trajneri i ri i Arsenal, Mikel Arteta, nga lotët e lamtumirës te kthimi në shtëpi! Basku i rritur te Barcelona që ia kaloi mikut Alonso!

20 Dhjetor 2019, 17:00Sport TEMA

Në San Sebastian, një pjesë e detit të Atlantikut “përkëdhel” brigjet e qytetit me rreth 190 mijë banorë… Ndodhemi në komunitetin autonom të Spanjës, ai Bask!

Turistët shijojnë panoramën fantastike me disa plazhe të mrekullueshme.

Pikërisht këtu ka lindur edhe Mikel Arteta, një djalosh që si shumë të tjerë ishte i dhënë pas futbollit.

Mik fëmijërie me Xabi Alonso (sot trajner i ekipit Sociedad B), Arteta rritet te Akademia e Barcelonas, por nuk arrin të çajë në ekipin e parë, aq sa katalanasit e huazojnë te PSG.

Megjithatë, pas 1 viti të mirë në Francë, Arteta kthehet në bazë dhe më pas shitet në Skoci, te Rangers.

Skocezët paguajnë rreth 5,5 milionë sterlina për të siguruar baskun, me vizion loje, teknikë dhe saktësi. Fiton titull, Kupë Ligë dhe Kupë Skocie.

Parapëlqen goditjet nga jashtë zone dhe është perfeksionist në goditjet e dënimit, përveç se i saktë në penallti (nga 19 të tilla në karrierë, 17 i ka realizuar).

Aventura në Skoci nuk zgjat shumë (2 vite) pasi kthehet në Spanjë te Sociedad ku luan 1 sezon në “tokën e tij”, pra rrënjët baske. Britania i ka hapur dyert dhe e bën edhe Evertoni që e siguron në verën e vitit 2005. Gjashtë vite në qytetin e Liverpulit dhe kalimi i madh te Arsenali, në Londër, për 10 milionë sterlina, shkruan Telesport.

Me “topçinjtë” nis cikli i fundit i karrierës, që kurorëzohet me vetëm 4 trofe (dy FA Cup dhe dy Superkupa). Në pesë vite luan 110 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe emocionuar në momentin e ndarjes, pas pesë vitesh. Lot dhe brengë që  po largohet nga “Emirates”…

Me “topçinjtë” nis cikli i fundit i karrierës, që kurorëzohet me vetëm 4 trofe (dy FA Cup dhe dy Superkupa). Në pesë vite luan 110 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe emocionuar në momentin e ndarjes, pas pesë vitesh. Lot dhe brengë që  po largohet nga “Emirates”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje