VIDEO: "Një bishë e vërtetë", Williams vesh dorezat dhe sfidon ish kampionin e botës

20 Dhjetor 2019, 20:30Sport TEMA

Tenistja legjendare, Serena Williams tregon edhe njëherë se është në formë më të mirë sportive.

Edhe pse sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të, Williams është një “bishë” e vërtetë. Por tashmë, 23 herë kampionia e turneve “Grand Slam” nuk është shfaqur me raketën e tenisit, por me doreza boksi.

Williams ka marrë instruksione boksi nga ish kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson.

“Nuk do të dua të hyja në ring me Serena Williams,” shkruan Tyson në rrjetet sociale.

Ndërkohë që amerikania ka shtuar se para-sezoni ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Williams do të marrë pjesë në turneun Australian Open 2020, kompeticion që nis më 20 janar 2020.

 

 

Preseason just got really real @miketyson #mouratogloupreseason

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje