Në ceremoninë e cila po zhvillohet në Prishtinë, sulmuesi i Kosovës dhe Fenerbahçes fitoi në mënyrë të padiskutueshme vlerësimin si futbollisti më i spikatur i Kosovës për vitin 2019.
Falë golave të shumtë, adrenalinës në fushë, kurajos së fortë, Muriqi arriti të mposhtte Milot Rashicën e Verder Bremenit, i cili po ashtu ka patur një vit të mrekullueshëm.
Muriqi është duke zhvilluar një sezon fantastike në Turqi me ekipin e Fenerbahçes, ku është deri më tani golashënuesi më i mirë i ekipit.
Muriqi nuk mundi të ishte dot i pranishëm në Prishtinë për shkak të grumbullimit me ekipin e tij, në prag të derbit me Beshiktashin.