Flamurtari-Teuta është ndërprerë për shkak të gjendjes se fushës në stadiumin e qytetit të Vlorës.
Reshjet e dendura të shiut e kanë përkeqësuar gjendjen e fushës dhe pas nëntë minutash takimi u ndal.
Arbitri i ndeshjes u detyrua ta ndalojë lojën, pasi ishte e pamundur të vazhdohej.
Rrezikohet shtyrja e takimit, pasi zor se kushtet atmosferike do të përmirësohen.
Arbitrat e ndeshjes, bashkë me zyrtarët e takimit, do të duhet të marrin një vendim përfundimtar.