Raki? Ajran? Çaj!

22 Dhjetor 2019, 09:30Bota TEMA

Mendimet për pijen nacionale në Turqi janë të ndara. Properëndimorët jofetarë e duan rakinë, më së miri me peshk të fërguar dhe me muzikë.

Konservatorët fetarë, mes tyre edhe presidenti Rexhep Taip Erdoan, preferojnë të pinë ajran, një pije nga qumështi dhe pa alkool, siç nënvizon revista britanike «The Economist».

Mirë që ekziston edhe çaji, rreth tij bashkohen të gjithë turqit. Secili turk çdo vit pi mesatarisht 3,5 kilogramë çaj ose katër gota në ditë, pra më shumë se në gjetiu në botë, përfshirë Britaninë e Madhe, Indinë, Kinën dhe Rusinë.

Turqia është prodhuesi i gjashtë në botë i çajit. Në çdo shtëpi turke dhe në çdo zyrë shtetërore askush nuk shpëton pa iu ofruar një gotë çaj.

Tani industrinë e çajit në Turqi e presin ndryshime të mëdha. Qeveria ofron subvencione për bujq që merren me kultivim të çajit, të cilët prodhojnë çaj organik.

Shpresa e qeverisë është që këtë çaj do ta blejnë të huajt dhe do të paguajnë më shumë. Firma shtetërore e çajit Caykur, prodhuesi më i madh i vendit, deri në vitin 2023 do të prodhojë vetëm çaj organik. Më 2023 bëhen 100 vjet nga themelimi i Turqisë moderne.

Çaji u bë i popullarizuar në Turqi për shkak të çmimit të lirë. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, kur çaji depërtoi në Perandorinë Osmane, ekonomia ishte në rënie e sipër. Shumë turq e zgjodhën çajin për shkak se kafeja ishte e shtrenjtë.

Çmimi edhe tani është me rëndësi. Pjesërisht për shkak se çaji organik kërkon më shumë tokë për t’u mbjellë që pastaj të prodhohet e njëjta sasi, e cila kushton dyfish më shumë se çaji i rëndomtë.

Paratë e taksapaguesve padyshim do t’i nxisin bujqit të prodhojnë çaj organik. Por me ekonominë jostabile çajpirësit turq vështirë do ta blejnë atë.

2 komente në “Raki? Ajran? Çaj!”

  1. Spartakos Thraks says:

    Çaj 3 lekë
    Buke 4 lekë
    Djathë 7 lekë
    Shuma totale :14 lekë
    Kjo ka qenë menuja e mëngjesit në vitin 1991. Që të mos harrojmë të kaluarën dhe nivelin që kishim, se po i harruam nuk mund të çmojmë ato që kemi arritur.

  2. Spartakos Thraks says:

    Në komentin e mëparshëm harrova të shkruaj edhe diçka akoma
    Raki frutash 7 lekë
    Kafe elbi 4 lekë
    Turshi domate
    Turshi lakre
    Këto kanë qenë për argëtim pa peshk të ferguar dhe pa muzikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje