Rusia po teston sot pajisje, para se t’i lejojë vetes izolimin e internetit të saj nga serverat botërorë dhe për të garantuar funksionimin e tij në rast të luftës botërore kibernetike, në kuadër të një ligji të debatuar, që hyri në fuqi në fillim të nëntorit.
“Bëhet fjalë veçanërisht, për të testuar, në poligonet e specializuara, mekanizmat e reagimit për kërcënimet në funksionimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të internetit në Rusi”, sipas Ministrisë ruse të Komunikacioneve, cituar nga agjencia publike e lajmeve “RIA Novosti”.
“Përdoruesit e internetit të zakonshëm nuk do t’i vënë re këto testime qo po realizohen”, theksoi zëdhënësi i ministrisë, Evgeni Novikov, cituar nga agjencia e lajmeve.
Sipas Kremlinit, ky ligj synon të mbrojë linjën ruse të internetit në rast të shkëputjes së serverave botërore që ndodhen në Europë dhe SHBA.
Qëllimi është t’u mundësojmë shërbimeve shtetërore dhe rrjeteve bankare ruse të funksionojnë edhe në rast lufte apo sulmesh kibernetike masive.
Konkretisht, trafiku i internetit do të riorganizohet në mënyrë për të reduktuar sasinë e të dhënave të transmetuara jashtë vendit.
Furnizuesit e aksesit do të vendosin deri në 2021, viti i zgjedhjeve të ardhshme legjislative në Rusi, mbi rrjetet e tyre një infrastrukturë speciale të siguruar nga autoritetet, por natyra e të cilës nuk është zbuluar ende.
“Interneti i lirë dhe interneti sovran, këto dy nocione nuk bien ndesh me njëri-tjetrit”, konfirmoi presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë të përvitshme shtypi javën e kaluar.
Rusia ka satelitet e saj dhe eshte e natyrshme qe mundet te krijoje nje zinxhir te nderlidhur te sateliteve me lidhje parallele dhe alternative me internetin ne toke … qe te mundet ne cdo rast qe e sulmojne nga “dera” te mundet ta fusi internetin nga “penxherja”.
Nga gjithe fuqite e tjera vetem Amerika ka mundesi te tilla zinxhir te sateliteve, domethene te disponoj nje zinxhir te plote satelitesh vetem qe te mbaj nje “dritare” hapur kur demek do te bjere “termeti” ne internet.
Disa vende aleate e kane ndertuar “penxheren” e tyre mbi kete te Amerikes por Rusia nuk e bene ate pune te varet aq shume nga USA … dhe i ben ashtu si di vete.
Me ca i punon interneti me naft apo benzin.