Tre emra për dy vende të përkohshme në SPAK

23 Dhjetor 2019, 17:40Kronika TEMA

Struktura e Posaçme Antikorrupsion u ngrit me dy prokurorë më pak se numri i përcaktuar nga Kushtetuta dhe për të plotësuar këtë detyrim kushtetues, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që 8 anëtarëve të SPAK të zgjedhur sipas procedurës ligjore, t’u delegojë përkohësisht dy prokurorë.

Në bazë të këtij vendimi të KLP-së, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është vënë në lëvizje për të identifikuar kandidatët potencialë që mund të plotësojnë përkohësisht vakuumin në strukturën që drejton. Si afat për emërimin e tyre përkohësisht thuhet se është vënë kjo javë.

Mësohet se Arben Kraja ka në tavolinën e tij dosjet e disa emrave që plotësojnë kushtin e kalimit të vettingut dhe kanë shprehur interes, qoftë edhe paraprakisht, për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Për të identifikuar një listë të mundshme kandidatësh, dosjet e të cilëve ka marrë në dorëzim Arben Karaj mund t’u referohemi listave të prokurorëve që kanë qenë kandidatë në dy lista të dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku bëhet fjalë për 27 emra në total.

Nëse kjo listë zhvishet nga 8 emrat e zgjedhur tashmë si pjesë e Prokurorisë së Posaçme, nga emrat e atyre që janë shkarkuar nga vettingu të atyre që ose nuk kanë dalë ende para shkallës së parë të vettingut, ose janë apeluar në vettingun e shkallës së dytë dhe të atyre që janë emëruar në pozicione të tjera, mbesin vetëm një listë e ngushtë kandidatësh.

Nga kjo listë, vetëm emri i prokurorëve Dritan Prençi dhe Doloreza Musabelliu plotësojnë kushtin e kalimit të dy shkallëve të vettingut dhe që njëkohësisht kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e SPAK. Këtyre dy emrave mund t’u bashkohet emri i kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, që u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 dhjetor, gjithmonë nëse ky vendim nuk apelohet brenda 15 ditëve nga kjo datë në KPA.

Kush janë tre emrat e mundshëm që konkurrojnë për 2 vende të përkohshme në SPAK?

Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në drejtësi si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Më pas ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ai ishte edhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në qershor të 2018-ës kaloi pa probleme vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifkimit, vendim me të cilin u pajtua si Komisioneri Publik, ashtu edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që nuk e apeluan atë. KPK arriti në përfundimin se prokurori Dritan Prençi ka burime të ligjshme pasurie, nuk ka lidhje me persona të dyshimtë dhe është i aftë profesionalisht.

Doloreza Musabelliu ka përfunduar Magjistraturën në vitin 2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. KPK e konfirmoi në detyrë më 5 dhjetor të këtij vitit. Vettingu nuk gjeti kontakte që cenonin integritetin e saj. Musabelli u vlerësua pozitivisht edhe profesionalisht, ndërsa iu gjetën disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe u lexuan raporte të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ku hamendësohej për korrupsion nga ana e prokurores. Por, as të parat dhe as të dytat nuk u vlerësuan si të mjaftueshme nga ana e KPK që të ndikonin në vendimin final të trupës së gjyqtarëve.

Anita Jella ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Karrierën si prokurore filloi në Elbasan në vitin 2001 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. KPK e konfirmoi në detyrë më 10 dhjetor, por me procedim disiplonor për problemet e gjetura në dy dosje, përfshirë këtu edhe atë për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit dhe ndërhyrja tek prokurori Arjan Ndoja.

Kjo dosje nuk është hetuar nga vetë Jella, por asaj iu mvesh përgjegjësia si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Prokurorja u mbrojt para KPK-së duke deklaruar se kishte ndërhyrë tek prokurori Ndoja duke patur parasysh faktin se një tjetër prokuror po zhvillonte hetime për këtë çështje. Megjithatë, Jella tha se ndërhyrja e saj nuk ishte marrë parasysh nga prokurori në fjalë.

4 komente në “Tre emra për dy vende të përkohshme në SPAK”

  1. mendohu dhe nje here says:

    Tani na duhet dhe Xha Sulua ne Sheshin Skenderbej se na mbyten femrat ne shtrat, ne bulevard, ne ministri, ne prokurori, ne gjykate dhe prite kur te zevendesojne dhe te menderosurin Ilir Meta.

  2. Shen Kozmai says:

    Kjo Doloreza eshte mbesa e super te korruptuarit Agim Bendo. E ka daje. E hajde te kesh besim tek SPAK-u.

  3. Shinjestra says:

    Sali Berisha ka hedhur faren e keqe.Kudo e ne ç’do instace te drejtesise do jene prokuror dhe gjykates,njerez qe ka vene Saliu dhe ata nuk kane per te bere kurre drejtesi deri sa te jete gjalle Saliu.Si perfundim,Salin nuk e gjen gje fare dhe familja e tij t’i gezojne miljonat e vjedhura,si dhe gjaku i atyre qe ka vrar Saliu do shkojne deme dhe nuk ka per te dale e verteta.Mjer populli qe nuk do shikoi nje dite te bardhe.

  4. Kalec Dega says:

    SPAK-u ka nevoje per Taku Avukatin, qysh kur lindi si ide aty e kishte menjen i shkreti…se do fuste Ramen e Meten SPAK-u ne burg….ene Saliun me Arbenin Hetues te KOMUNISTIT RUCI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje