Franca e paralizuar gjatë Krishtlindjeve: Në grevë për festa

24 Dhjetor 2019, 12:31Bota TEMA

Grevistët e Francës janë aq të zemëruar me planet e presidentit Macron, saqë kanë vendosur ta përdorin masivisht festën e Krishtlindjeve për të zbatuar kërkesat e tyre.

Fokusi kryesor është në transportin hekurudhor. Asnjë ndryshim thelbësor nuk pritet, bëri të ditur SNCF. Madje aleanca e sindikatave po zgjerohet gjithnjë e më shumë: me shoqatat e sindikatave CGT, FO dhe SUD, të cilat kanë qenë në grevë deri tani, janë bashkuar ndërkohë nga punonjësit e sindikatës së moderuar të hekurudhave CFDT.

Protestat dhe grevat kundër reformës së planifikuar të pensionit të qeverisë qendrore kanë rreth dy javë e gjysmë që vazhdojnë. Këtë të hënë, udhëtuan mesatarisht 40 përqind e trenave të shpejtësisë së lartë TGV. Të prekura janë edhe lidhjet me Gjermaninë. Demonstruesit bllokuan përkohësisht trafikun edhe në linjën 1 të metrosë, një nga të paktat në kryeqytet ku trenat vazhdojnë të qarkullojnë.

Ministrja e Mjedisit Francez Elisabeth Borne e dënoi aktin: e drejta për grevë nuk lejon bllokime dhe frikësime të udhëtarëve, tha ajo.Një “pikë e vështirë” në negociata mbetet mosha e ardhshme e daljes në pension, siç tha CFDT. Planet e qeverisë përcaktojnë se ajo faktikisht do të rritet nga 62 në 64 vjeç. Reforma e pensioneve është premtimi kryesor në reformën e Macronit.

Ai dëshiron të unifikojë sistemin e komplikuar me 42 rregullore të ndryshme në Francë dhe të zvogëlojë deficitin prej miliarda eurosh të fondeve të pensioneve.

1 komente në “Franca e paralizuar gjatë Krishtlindjeve: Në grevë për festa”

  1. blerta says:

    Ky eshte qyteterim, populli ngrihet per mireqenie e tije ndersa ne vendin tone shpellaret ngrihen per partine, prandaj ne nuk na pranojne ne BE se kemi shume shpellare te pa gdhendur.
    Kemi share bashkimet profesionaleqe te pakten nje flete kampi per pushime ta jepnin pa permendur qe dhe nje shtepi e merje, po sindimatat partiake qe vodhen gjithecka ku jane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje