VIDEO: Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, ministri i Brendshëm gjuan me shpullë deputetin

24 Dhjetor 2019, 14:21Lifestyle TEMA

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukoviç.

Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukoviçit se nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve.

“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.

Madje ai i bëri me dije Stanivukoviçit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.

E kur Stanivukoviç iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë.

Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë.

Kujtojmë se Stanivukoviç kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s.

3 komente në “VIDEO: Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, ministri i Brendshëm gjuan me shpullë deputetin”

  1. Tigri I Maleve says:

    Bastarde serve.

  2. Tigri I Maleve says:

    Ku eshte komenti im?

  3. Polo says:

    Eshte Kuvendi I Kroacise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje