1 muaj pas tërmetit, sizmologët: Nuk është çliruar e gjithë energjia, por s'ka rrezik

26 Dhjetor 2019, 15:24Sociale TEMA

Një muaj nga tërmeti i madh i 26 nëntorit, duket se lëkundjet e tokës nuk kanë përfunduar, pasi gjatë kësaj kohe janë shënuar 2.200 tërmete.

Sizmologët thonë se aktiviteti sizmik është në zhvillim e sipër, ndërsa gjeografët shtojnë se sa më shpesh të ndodhin lëkundjet e lehta, aq më gradualisht çlirohet energjia.

Kur ka kaluar një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, toka duket se nuk ka gjetur qetësi, pasi lëkundjet vijojnë, ndonëse magnituda e tërmeteve ka qenë e vogël.

“Deri me sot kemi me tepër se 2200 ngjarje. Thyerja tektonike që ka gjeneruar lëvizjen sizmike nuk është stabilizuar ende,  ka një moment qetësimi por nuk është çliruar e gjithë energjia”, thotë sizmologu Rexhep Koçi.

Megjithatë, duket se aktivitetet sizmike kanë aktivizuar edhe gjeografët, të cilët kanë studiuar aktivitetin e tokës. Pak ditë më parë, njëri prej tyre tha për A2 CNN se nuk duhet të druhemi nga tërmetet e vegjël. “Këto lloje thyerjesh janë të zakonshme në territorin e Shqipërisë, dhe sa më shpesh ndodhin lëkundjet, aq më gradualisht ndodh çlirimi i energjisë”, tha për A2 pedagogu Romeo Hanxhari.

Ndërkaq, sizmologët vijojnë matjet e lëkundjeve të tokës, ndërsa duket se magnituda e tërmeteve ka qenë në rënie, ndonëse numri i tyre është ende i lartë.

1 komente në “1 muaj pas tërmetit, sizmologët: Nuk është çliruar e gjithë energjia, por s’ka rrezik”

  1. sizmologu says:

    e sakte, do jene lidhur me telefon dhe kane marre pergjigje qe akoma ka edhe 1,000,000 kiloton energji te pacliruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje