FOTOT e panjohura: Koha e komunizmit, kur Dom Ernest Troshani jepte meshë për Krishtëlindjet

26 Dhjetor 2019, 10:03Dossier TEMA
FOTOT e panjohura: Koha e komunizmit, kur Dom Ernest Troshani jepte meshë

Nga Dashnor Kaloçi

Krishtëlindjet, festa më e madhe e besimitarëve të krishterë në mbarë botën, në Shqipëri ka filluar të festohet (pas një ndërprerje të gjatë) vetëm pas viteve ’90-të, kur regjimi komunist u detyrua që të bënte lëshime si rezultat i trysnisë së faktorit ndërkombëtar dhe gjithashtu nën presionin e madhe të mijra e mijra besimtarëve katolik e ortodoks shqiptarë. Të cilat ishin privuar nga kjo gjë që nga viti 1967 kur regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës ndaloi me ligj ushtrimin e besimeve fetare, duke e e shpallur Shqipërinë si vëndin e vetëm ateist në botë, gjë e cila u sanksionua edhe në Kushtetutën e vitit 1976.

Në ’67-ën, regjimi komunist i ndaloi dhe de jure ushtrimin e besimeve fetare, pasi de facto atë gjë, pra luftën e egër ndaj religjoneve fetare, e kishte filluar që nga viti 1945, duke arrestuar, burgosur, internuar dhe ekzekutuar, me dhjetra e dhjetra meshtarë katolikë, por dhe ata të besimeve të tjera të klerit ordhodoks dhe myslyman, gjë e cila vazhdoi në mënyrë lineare deri në fundin e viteve ’80-të.

Por edhe pse nën këtë persekutim të paparë të religjoneve fetare në Shqipëri, ku duhet thënë se ai ndaj klerit katolik ishte në përmasa shumë më të mëdha se besimet e tjera, nga viti 1945 e deri në 1967-ën, besimtarët e shumtë të krishterë mbushnin objektet e kultit, ku festa më e madhe ishte ajo e Krishtëlindjeve.

Një ndër ata klerikë të besimit katolik që jepte meshë gjatë periudhës së komunizmit nga vitit 1945 deri në 1967-ën, ka qenë edhe Dom Ernest Simoni Troshani, i cili prej 9 tetorit të vitit 2016, u shpall Kardinal nga Papa Françesku, duke qenë Kardinali i dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Edhe pse në moshën 91 vjeçare, Kardinal Ernest Troshani vazhdon të jetë mjaft aktiv në të gjithë aktivitetet dhe ceremonitë e ndryshme fetare, siç janë edhe Krishtëlindje.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura për të gjithë shqiptarët kudo që ata janë, por ajo që nuk njihet shumë, është historia e Dom Ernestit para viteve ’90-të, në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës ku ai vuajti plot 28 vjet në burgjet e diktaturës më të egër të Europës.

Dhe nisur nga kjo, me rastin e kësaj feste të madhe, Memorie.al po bën publike disa foto të rralla të Dom Ernestit, që fillojnë nga periudha e Monarkisë së Zogut kur ka qenë xhakon dhe vazhdojnë më pas në vitet e pushtimit të vëndit, dhe vijojnë në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur ai ishte dorzuar meshtar dhe jepte meshë në ceremoni të ndryshme fetare.

Bashkë me këto foto që shohin për herë të parë dritën e botimit, të cilat na janë dhuruar nga vetë Kardinal Troshani, po publikojmë dhe disa foto nga takimet e tij me Papa Françeskun në Vatikan dhe gjatë vizitës që kreu i Selisë së Shenjtë bëri në Shqipëri. Me publikimin e këtyre fotove, stafi i Memorie.al gjen rastin për të uruar të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen, gëzuar për shumë vjet Krishtëlindjet. Dhe gjithashtu një urim të veçantë për Dom Ernestin, duke i uruar jetë të gjatë dhe Krishtëlindjet gëzuar.

6 komente në “FOTOT e panjohura: Koha e komunizmit, kur Dom Ernest Troshani jepte meshë për Krishtëlindjet”

  1. intelektuali says:

    Ky Domi Pse sju lut zotit te mos dergonte termet ne Shqypni?

    Lum Ju te lumurit. Tash Ju Don zoti Ma mire prandej Po ikni e Po merrni aratine.po Kindes Linie Taxen ke kisha e ke xhamija se Ju nderton shkolla e spitale

  2. intelektuali says:

    Ky Domi Pse sju lut zotit te mos dergonte termet ne Shqypni?

    Lum Ju te lumurit. Tash Ju Don zoti Ma mire prandej Po ikni e Po merrni aratine. po Kujdes Lini taxen ke kisha e ke xhamija se Ju nderton shkolla e spitale me shumice per trurin dhe trupin.

  3. Maria Magdalena says:

    Kush e di sa nga ata kalamajte, djemte e vegjel Kane perdhunu keta katoliket.

    Namin Kane bere

  4. Maria Magdalena, Aposteli i pare qe kisha reaktionäre e fshiu nga historia vetem se qe grua says:

    Kush e di sa nga ata kalamajte, djemte e vegjel Kane perdhunu keta katoliket.

    Namin Kane bere

  5. fantoma says:

    Ka hequr keq në burgjet e komunizmit, ky dom Troshani, prandaj është 91 vjeç, e vazhdon … (?!)

  6. Toto Rena says:

    Keta Domat jane kelyshe te vatikanit e duan Shqiperine sa e do Turku dhe Greku ,per nje hu ne bythe jane te gjithe.30 vite me Doma ,Toma,dhe Papa,Hoxha ,Dervisha dhe mufti na shurdhuan veshet.e vetmja gje e mire qe beri komunizmi ishte qe gjysmat I vrau dhe gjysmat I beri fuksa.nuk ka nevoje vendi per Magjistaret e feve.asnje te mire prej tyre.vetem injorantet ju shkojne nga mbrapa me shprese per nje Vize per ne Boten tjeter.Feja eshte demagogji dhe ka vrare me shume njerez se cdo gje tjeter ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje