Kosova do shkojë sërish në zgjedhje? Nis takimi i Kryesisë së LDK-së, pa marrëveshje për bashkëqeverisje

26 Dhjetor 2019, 11:34Rajoni TEMA

Në ditën kur do të mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit ka filluar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur anëtarët e kryesisë në selinë e partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para takimit të Kryesisë së LDK-së, ka thënë se për sot nuk është paraparë të mbahet takim me Vetëvendosjen.

Mustafa ka thënë se nëse eventualisht ka ndonjë lëvizje para seancës konstituive atëherë do të bëhet e ditur.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do ta publikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, është shprehur Mustafa.

Dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të jenë në Kuvend pa marrëveshje për bashkëqeverisje. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet dy partive të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, në seancë pritet të bëhet vetë betimi i deputetëve.

1 komente në “Kosova do shkojë sërish në zgjedhje? Nis takimi i Kryesisë së LDK-së, pa marrëveshje për bashkëqeverisje”

  1. is says:

    Epo zot na ruaj!
    Shajnë Edi Ramën këta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje