Zbulohet minerali i çmuar, qyteti prej 100 mijë banorësh do të shkatërrohet

26 Dhjetor 2019, 20:07Lifestyle TEMA
Zbulohet minerali i çmuar, qyteti prej 100 mijë banorësh do

Një qytet i tërë do të shkatërrohet, dhe popullsia e saj prej 100 mijë individësh do të shpërngulet forcërisht, nga zbulimi i një burimi të ri kobalti, metal shumë i kërkuar në tregun botëror, poshtë qytetit Kolwezi.

Janë vetë autoritetet e provincës së Lualabës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) që kanë prezantuar planin e shpërnguljes masive, nga momenti që fitimet e minierës së re mund të shkojnë deri në 100 miliardë dollarë.

Një shifër që ka bërë skeptikë disa ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe pse autoritetet vendore kanë filluar procedurat, duke deklaruar një shifër dëmshpërblimi që shkon deri tek 800 milionë dollarë. Në një vend të korruptuar, thonë ekspertët, është e vështirë që ajo shifër të kalojë në drejtim të banorëve.

DRC, siç njihet vendi për ta dalluar nga Kongo me të cilin kufizon në perëndim, është prodhuesi i gjysmës së kobaltit botëror, një mineral vlera e të cilit është rritur shumë sepse pjesë e nevojshme në bateritë e celularëve, dhe kohët e fundit edhe nga bateritë makinave elektrike, që po shtohen dita-ditës.

15 komente në “Zbulohet minerali i çmuar, qyteti prej 100 mijë banorësh do të shkatërrohet”

  1. Flamur says:

    Nga fotot duket qytet më i bukur se këta që kanë kaluar në dorën e rilindjes urbane të Ramës.

  2. FATMIRI says:

    MOS JE GJE FLAMUR NOKA SE PASKENI NJE MENDJE

    1. Flamur says:

      Mos je Fatmir Xhafa, paske kohën të shkruash apo ndoshta je në aeroport duke pritur avionin për ti çuar vëllait që nise në burg portokallet e vitit të ri?

      1. Qorri Zigur says:

        Jam qytetari digital i Sales.

      2. Drejtesia says:

        Mqs po pyet shume per te vellane e Fatmirit, pse nuk merresh vesh me Babalen dhe Salianjin me mire se ata dine me shume per te…?

      3. ciu says:

        Jo ky eshte Nard Ndoka se eshte nje shkall me lart se flamuri,ose eshte argita

  3. minishengeni says:

    çojeni qeverin e edvin esat pashes ne kongo se e bon si shqipnin per 1 muj e heq korripsionin fare

  4. Mashkullori says:

    Kam degjuar dikur se Kongo prodhonte rreth 30 mije ton kobalt ne vit dhe qendronte ne vend te pare.Thuhej se nga miniera e nikel silikatit ne Bitincke,(ne se ndertohej nje metalurgjik per prodhimin e Nikelit dhe Cobaltit prej saj),mund te prodhohej rreth 4 mije ton Kobalt…
    Se sa eshte e vertet nuk mund te them,por eshte me interes per t’u marre ne konsiderate,sepse Kobalt kane shume pak vende ne bote…
    Sikur te jete shume I kushtueshem nje metalurgjik,ka interes kjo ceshtje te mbahet parasysh dhe ne tratativa eksport minerali,apo me firma te fuqishme shfrytezimi…
    Rezervat e kesaj miniere jane te pallogariteshme…

  5. Feniks says:

    Ne RD te Kongos ne Afriken qendrore qenka zbuluar nje burim i ri KOBALTI ,qe qenka nje metal shume i kerkuar ne tregun boteror sot!! Dhe fitimet e minieres se re mund te shkojne deri ne 100 MILIARD dollare!
    Kaq do mjaftonte,qe nga ky lajm qeveria shqiptare te mblidhej urgjent,te ftonte te gjithe gjeologet,inxhinieret e minierave te hekur nikelit etj, ,inxhinieret e ish Uzines komuniste diktatoriale nr.12 ne Elbasan qe prodhonte KOBALT,duke qene per kohen nje nga 4 uzinat e vetme te KOBALTIT ne bote,qe te kuptonte se sa krim monstruoz ekonomik i eshte bere vendit,qe per 29 vjet jo vetem nuk eshte prodhuar asnje gram kobalt,por u shkaterruan minierat e hekur nikeli dhe vete uzina moderne e kobaltit,qe u ndertua me ndihmen e Kines,kur vete Kina nuk kishte nje uzine te tille!
    Ne se Kongo paska rezerva kobalti prej 100 miliard dollare,po ne qe kemi rezerva gjigande minerali hekur nikeli ,pse duhet ta leme vendin tek buka e gojes kur “notojme” mbi florinj?
    Rames i eshte bere mendja tendera,koncesione dhe PPP,qe eshte kthyer ne taksidar duke ua shitur pasurite kombetare hajduteve!
    Po keshtu edhe nafta,kromi,bakri etj!
    Ku jane specialistet e ketyre fushave qe te vene me shpatulla per muri Ramen dhe qeverine e tij per kete politike ekonomike antikombetare?

    1. Ujku Plak says:

      Specialistat disa kane vdekur, e disa pas 90 perfunduan pstrues, pjata lares, shites bananesh etj, se politika shqipetare perkrahu vetem militantet e verber e koke boshe se ashtu i interesonte , njeriu me vlera u dhunua, u perbuz, dhe u debua nga Shqiperia, prandaj jemi ne kete gjendje dhe do jemi akoma per shume vjete si popull e vende

  6. Ana says:

    Jo jo nuk eshte Muli. E kuptova se kishte shkruajtur pa gabime ortografike.

  7. Arbëror Epiroi says:

    Miq te dashur komentues ju uroj festat e fundvitit. Gëzuar, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja.
    Duke lexuar këtë lajmë-kobalti, më shkoi mendja tek shitjet që janë bërë gjatë këtyre 29 viteve të pronës shtetërore. Të hyjmë në temë: gjatë viteve të monizmit po thuaj 98 % e pronave ishte shtetërore. Gjithçka që krijohej dhe prodhohej trajtohej si pronë shtetërore. Kur thuhej pronë shtetërore kuptohej pronë e gjithë popullit. Pagat ishin të fiksuara, çmimet po ashtu, akumulimi përqendrohej në një dorë dhe përdorej për investime në fusha të ndryshme të vendit. Pa e zgjatur gjithçka ishte pronë e përbashklt. Deri këtu mirë apo keq kështu ishte. Pyetja ime qëndron në atë se ku shkuan përfitimet e asaj pronë shtetërore me ndërrimin e sistemit ekonomiko- politik që kaluan në pronë private. Edhe kjo është e qartë. Mirëpo unë nuk kuptoj një gjë të thjeshtë. Të gjitha të ardhurat që u realizuan nga shitja e kësaj prone të përbashkët, si mallrat, priduktet, armatimet, fabrikat, uzinat, etj për të mos u zgjatur DUHEJ QË TU SHPËRNDAHEJ GJITHË POPULLIT, SEPSE ISHTE PRONË E PËRBASHKËT. Por kjo nuk ndodhi. Të gjitha u shpërndanë apo gjoja u shitën, i u dhanë disa njerëzve (nuk po ndalem se si dhe se sa shitën, kjo është tjetër temë) ndërsa vlerat e marra nga kjo shitje nuk ju shpërndanë popullit, nuk u investua nga populli. Unë pyes ku shkuan dhe pse nuk i u dhanë kontribuesve të vërtetë dhe të atyre që me punë e tyre u krijuan? Ekonomistët, studiuesit dhe shoqëritë civile mendoj se duhet të analizojnë këtë fenomen dhe të kërkohet të vendoset dretësia edhe për këtë veprim tepër madhor ekonomik. I takon edhe avokatit të popullit për tu ndalur në këtë fenomen, por me sa dimë avokati i popullit aktualisht është i varur politikisht.
    Këto më shkuan ndër mend kur lexova thesarin e kobaltit në Kongo, ose sipas popullit në “Honolulu”, dhe nuk shikojmë kobaltin e vjedhjes së ish pasurisë së përbashklt ( popullit), e cila ishte gjëndje dhe ezistente në vitin 1991.
    Arbëror Epiroti

  8. xxx says:

    Keshtu eshte edhe zona D ne diber, e pasur por me njerez te varfer.

  9. Debatik says:

    Po edhe per kete ka faj
    Rama mendje pjerdhur turp

    1. Seat says:

      Po pse Ramen kryeminister ,o Debatik,mos e votuam per te tredhur qente?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje