Apple po përgatit “revolucionin e fshehtë”: I-Phonet e 2021 nuk do të kenë porta as për karikim e as për kufje

27 Dhjetor 2019, 15:41Hi-Tech TEMA
Apple po përgatit “revolucionin e fshehtë”: I-Phonet e

Apple po përgatit një revolucion të vërtetë për pas dy vitesh me gjeneratën I-Phone 2021 që nuk do të ketë në përbërje asnjë portë hyrëse duke kaluar të gjitha në wireless.

Domethënë nuk do të ketë portë as për karikimin e as për të lidhur kufje apo aksesorë të tjerë pasi të gjitha lidhjet do të bëhen pa fije.

Kjo paralajmërohet nga analisti më i besueshëm në “territorin” Apple Ming-Chi Kuo i Tf International Securities.

Ka shumë pikëpyetje nëse kjo zgjedhje e Apple do të sjellë rritje të kostos për përdoruesit pasi ende nuk dihet nëse modeli i ri do të përmbajë të përfshirë kufjet dhe karikuesit me wireless.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje