Historia tragjike e motrës së këngëtarit të njohur: Vdes tre vjet më pas, në të njëjtën ditë me të

28 Dhjetor 2019, 10:57Lifestyle TEMA
Historia tragjike e motrës së këngëtarit të njohur:

Melanie Panayiotou, 55 vjece ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjes, njësoj si vëllai i saj i famshëm George Michael, i cili vdiq 25 dhjetorin e vitit 2016 në vilën e tij në Oxfordshire.

Të njëjtin fat pati edhe e motra, (e cila pavarësisht faktit që trashëgoi një shumë të majme parash nga George, që ia la pasurinë e tij prej 110 milionë euros asaj, motrës tjetër Yoda, babait Kyriacos dhe një grupi të ngushtë miqsh, duke përjashtuar ndërkohë ish- partnerët Kenny Goss dhe Fadi Fawaz), vazhdoi të punonte deri në fund si parukiere.

“George ishte shumë i lidhur me të atin dhe motrat dhe kujdesej shumë për to“, pat thënë atëherë për The Sun një burim pranë familjes.

Policia nuk po e trajton si të dyshimtë vdekjen e Melanie-s, edhe pse ende nuk dihen arsyet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje