Ish-kandidati i NISMËS paralajmëron Albin Kurtin, reagon Vetëvendosje: Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë!

28 Dhjetor 2019, 21:16Rajoni TEMA

Pas kërcënimit të ish kandidatit per deputet të NISMËS ku me anë të një postimi në Facebook kërcënoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas kërcënimit ndaj Kurtit duke theksuar se asnjë kërcënim apo atentat nuk do të ndalojë rrugën e Vetëvendosjes.

‘Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!’, ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Kandidati per deputet ne zgjedhjet e tetorit te ketij viti i Nismes, Haxhi Hoti ka shkruar se “John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President.

Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.

Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet.

‘Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”.  

3 komente në “Ish-kandidati i NISMËS paralajmëron Albin Kurtin, reagon Vetëvendosje: Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë!”

  1. SHKELZENI says:

    TE RUAJNE TRAPIN KETA JO TE VRASIN
    KOSOVARET JANE NJEREZ SHUME TE PA EDUKUAR NE TE FOLUR

  2. Tetovari says:

    Nese vritet Albini ose dikush tjetër i VV dihet se kush êshtë ,janë vërasësit nuk ka dilemë.E vërtetojnë
    me gojën e vet,me këtë dellaratë ua lehtësojnë dhe pershpejtësojnë punën gjykatës.

  3. Bekim Peja says:

    Asnjë forcë nuk e ndalon Albin Kurtovičin në rrugën e tij që ta shkatërron Kosovën ?.
    Shkëlzen, mos i fut shqiptarët e një krahine të Shqipërisë në një thes, është njëjtë si ta krahasoj nënën tende me shume femra të qytetit tënd qe sillen nëpër samavoret e Evropës, pra nuk është e njëjtë apo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje