Kina ka lëshuar të tretën “Marshimi i Madh-5”, raketa mbartëse më e madhe e vendit, nga Qendra Hapësinore e Wenchang-ut në Hainan të Kinës Jugore.
Raketa e koduar si “Marshimi i Madh-5 Y3”, u nis nga qendra e lëshimit në orën 20:45 të së premtes. Ajo mbarti satelitin e eksperimenteve teknologjike “Shijian-20” me një peshë mbi tetë tonë, sateliti më i rëndë dhe më i përparuar i komunikimit i vendit.
Rreth 2 220 sekonda më vonë, sateliti u dërgua në orbitën e planifikuar. Zhang Xueyu, komandant i qendrës së lëshimit, shpalli: “Tani unë njoftoj suksesin e fluturimit të raketës mbartëse ‘Marshimi i Madh-5 Y3’.”
Shkencëtarët thonë se suksesi i fluturimit hedh bazën për një varg projektesh të ardhshme hapësinore të Kinës, duke përfshirë eksplorimin e Marsit, kthimin e mostrave të Hënës dhe ndërtimin e stacionit të vet hapësinor. “Marshimi i Madh-5” e bëri fluturimin e parë në nëntor të vitit 2016 nga Qendra e Lëshimit e Wenchang-ut.
Sidoqoftë, lëshimi i raketes së dytë të madhe, “Marshimi i Madh-5 Y2”, dështoi, pas një keqfunksionimi të ndodhur më pak se gjashtë minuta pas ngritjes në korrik 2017.