Shkencëtarët turq kanë zbuluar një ilaç që redukton efektet negative të një numri sëmundjesh siç janë ato të Parkinsonit, Alzheimerit dhe depresionit.
Një ekip ekspertësh nga universiteti ”Ataturk” në provincën Erzurum publikoi lajmin pas studimeve dhe eksperimenteve laboratorike disa vjeçare.
“Eksperimentet e zbatuara tek kafshët kanë vërtetuar se ilaçi redukton efektet negative të sëmundjeve të tilla si depresioni, Parkinsoni dhe Alzheimeri”, tha rektori Omer Çomakli.
Ai tha se patentat ndërkombëtare janë marrë nga Japonia dhe SHBA-të, si dhe shpjegoi se testet treguan se ilaçi kishte një efekt mbrojtës në qelizat e trurit që përmbajnë neurotransmetues të glutamatit të lartë.
Ilaçi do të jetë gati për përdorim sapo të përfundojë faza klinike e testimit, kurse Çomakli tha se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Çomakli tha gjithashtu se emri i ilaçit të ri tashmë ishte caktuar, por se për publikun do të shpallet më vonë.
hahahahahahahahahahah
truqit dije vetem te vdesin njerzit
eshte marrezi medish shqiptare
cfar nuk po i shitet shqiptareve te shkret
gjithcka jashte kotrolli e turma idiotesh nepr qytete
po greku qe vetem portokalle prodhon? kemi degjuar se andej nga greqia esht mbushur me telenovela turke, hajde per hajer grekut fukara.
Mesoni te jetoni, te hani mire e natyrshem. Mos u beni skllever te industrise se koruptuar mjekjore.
Ore cfare eshte ky lajm idiot.
A e kemi idene e procedures per nje ilac qe te hidhet ne treg.
Koha mesatare varion nga 8- deri ne 10 vjet kurse keta paskan kryer disa eksperimente ne kafshe dhe asgje me teper.
Ndryshojani titullin shkrimit sepse është disinformim dhe shet shpresë te kote tek njerëzit që janë të interesuar.