Shkenca gjen shpjegim për infertilitetin pa shkaqe shëndetësore te meshkujt

17 Dhjetor 2019, 15:04Shëndeti TEMA

Është zbuluar mekanizmi molekular që fshihet pas rasteve të infertilitetit mashkullor, që deri tani janë  konsideruar të pashpjegueshme: problemi është në ADN-në e spermatozoideve, e cila gabimisht ngatërrohet në proteinat (të quajtura histone) rreth të cilave mbështillet në mënyrë kompakte me bërthamën e qelizave.

Defekti, i cili mund t’u transmetohet fëmijëve, është riprodhuar për herë të parë te minjtë e laboratorit dhe do të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja kundër sterilitetit, siç tregohet nga studimi i publikuar në revistën “Developmental Cell” nga studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë.

Për burrat që vuajnë nga infertiliteti pa një shkak të dukshëm, gjithçka mund të rezultojë në normë gjatë ekzaminimit mjekësor normal: si numri i spermatozoidëve, ashtu edhe lëvizshmëria. Megjithatë ata nuk arrijnë të kenë fëmijë“, shpjegon autorja e parë e studimit, Lacey J. Luense.

Rezultatet e arritura nga grupi i studiuesve janë shumë të rëndësishme sepse ato tregojnë se “problemi është për shkak të një gabimi në zhvillimin e spermatozoideve duke filluar nga qelizat staminale, në veçanti, në mos zëvendësimin e proteinave që rrethojnë ADN-në e qelizave, histone, me protaminat, proteina më të vogla që përdoren për kompaktimin e ADN-së në spermatozoide”, shpjegon Carlo Alberto Redi, drejtor i Laboratorit të Biologjisë së Zhvillimit të Universitetit të Pavias.

Falë teknikave të reja të renditjes gjenetike, studiuesit amerikanë madje kanë qenë në gjendje të gjejnë pikat e ADN-së që kapen në histone. “Kjo – shpjegon Redi – bëhet në korrespondencë të disa rajoneve jo-koduese të gjenomit, në nivelin e disa nxitësve që rregullojnë shprehjen e gjeneve dhe në korrespodencën e një gjeni specifik, të quajtur Gcn5“.

Kjo është riprodhuar te minjtë e laboratorit, “duke krijuar një lloj avatari që ndihmoi për të studiuar më mirë fenomenin dhe mbi të gjitha për të demonstruar kalimin e tij nga një brez në tjetrin. Transmetimi te pasardhësit – thekson eksperti – është një e dhënë jashtëzakonisht interesante, nëse konsiderojmë se defekti për të cilin po flasim nuk është një mutacion i shkruar në ADN, por një modifikim epigjenetik që mund të përcaktohet nga mënyra e jetesës, për shembull nga dieta, alkooli ose ilaçet”.

1 komente në “Shkenca gjen shpjegim për infertilitetin pa shkaqe shëndetësore te meshkujt”

  1. USA says:

    Nuk besoj qe dieta te jape mutacion ne gen?
    Dhe nje gabim ne perkthim jo staminale. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje