Drejt e në urgjencë nga alkooli: Shënohen mbi 100 raste gjatë natës së ndërrimit të viteve

1 Janar 2020, 17:40Sociale TEMA

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkol si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që disa prej qytetarëve të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.

Ndryshe nga rrethet e tjera ku u shënuan incidente me kapsolla, në Tiranë nuk ka pasur raste të tilla të paraqitura në Shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare.

Jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve po edhe në ditët para vitit të ri ku qytetarët janë pushim vijojnë festimet.

Në shërbimet e urgjencave si ato të kardiologjisë, kirurgjisë, djegie plastike janë ngritur stafe të posaçme me mjek dhe infermiere në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për këdo që të ketë nevojë.

1 komente në “Drejt e në urgjencë nga alkooli: Shënohen mbi 100 raste gjatë natës së ndërrimit të viteve”

  1. USA says:

    Redpektojeni per luften, po mos i jepni pushtet Ramushit,thjesht eshte budalla. Ky idioti eshte berr si ballistat e Shqiperise, qe thone se Enveri shiti Kosove.Qe te shesesh duhet ta kesh, kur e ka pas Enveri Kosoven, e njejta eshte dhe me Ramushin, Rama thot Hajvani, donte te shiste Kosoven.Kur e ka pas ai Kosoven qe donte ta shiste?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje