Presidenti Xi Jinping nënshkroi të enjten, 2 janar, një urdhër mobilizimi për stërvitjen e forcave të armatosura, urdhri i parë i Komisionit Qendror Ushtarak në vitin 2020.
Urdhri i firmosur nga Xi Jinping-u, gjithashtu kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, thekson forcimin e stërvitjes ushtarake në kushte reale luftimi.
Ai kërkon gjithashtu nga forcat e armatosura që të ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë dhe të përshpejtojnë stërvitjen emergjente dhe luftarake.
Në urdher kërkohet forcimi i komandës së përbashkët në stërvitje dhe theksohet integrimi i forcave të reja në sistemin e operacioneve të përbashkëta.
Sipas urdhrit, duhet të forcohet edhe stërvitja e bazuar në kushte reale dhe të përmirësohet sistemi i vlerësimit.