Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd, PD kritikon organizatat ndërkombëtare dhe Ramën: E papranushme heshtja, është shumë e rëndë

3 Janar 2020, 10:48Politika TEMA

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd.

Kjo ka ngjallur reagimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përmes një deklarate për shtyp ka kritikuar organizatat ndërkombëtare dhe kryeministrin Edi Rama.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi. Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.  Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste,” thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

12 komente në “Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd, PD kritikon organizatat ndërkombëtare dhe Ramën: E papranushme heshtja, është shumë e rëndë”

  1. Eraldo says:

    Ju sulmuat parlamentin dhe kryeministrine tone mor qelbesira !!! More kellira , si mund te reagoje nje qeveri ndaj nje akti kriminal ne nje vend te huaj !! Po erdhet Ku ne pushtet e mori zjarri shqiperine ! Eshte te qash me
    kuje e me ligje kur mendon se cfare alternative do lene shqiptaret ne 2021 perballle ketyre qe jane sot ne qeverisje!

  2. Kasem Sulejmani - the undefined shitus says:

    ahahahhahahahha, jam dhi t’u qesh..me Lulin…
    ..me shume u revoltua me cndodhi ne serbi se sa per termetin , lol
    =
    me e bukura , i ngre vlerat Edscobarit , udheheqesit te vendit me te dobet, varfer dhe pa vlere ne arenen nderkombetare, qe se pyet njeri ne bote pervec deleve aranaute…

    1. Tigri says:

      Kalec Dega, moterqir i vogel e agjent i huaj, shiko se te kam bere nje koment me poshte per ty.

      Lexoje se te ben mire.

  3. juristi says:

    Sigurisht qe pd-ja gjen sebepe per te filluar lehjen e saj por kete radhe ka ca me shume te drejte pasi vjerra e njeshit te Pd-s eshte Malazeze ,teta Milica,pamvaresisht vse ka qene oficer e OZNA-s Serbe

  4. Xeni pa qime says:

    ESTRADA E PD EDHE PER PROTESTAT NE BEOGRADE E PASKA FAJIN EDI RAMA .
    ? .

  5. Pedro i ri says:

    PD = Perdite Diarre

  6. Adi says:

    Nuk ishte PD-ja qe u hodhi bombat molotov gjithe ndertesave shteterore, qe i rezistuan edhe Luftes se dyte boterore?Tani na bejne sikur po u vjen keq per ambasaden malazeze.

  7. nji lajm i tille mundet te kruuaje vrymat e baths veteem Pederasteve
    te PD- dhe Prostiotuten e serbise salih berisha .
    Perse duhet ti krruhen Bolet Te Gjatit ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    HUAHAHAHAHAHAHAHAH
    SA KOM QESH

    bordellua e pd ne hiszteri

  8. Johani says:

    Sa te pamoralshem Jane o Zot,me vjen turp se jam i te njetit komb me qiftin e bardhit dhe idiotave tjere te PD, vetem pak muaj me pare rentuan ta kallin kuvendin,qeverine e bile bile edhe policine e shtetit dhe nuk degjuam asnje kerkese falje apo terheqje nga ato poshtersi,tash reagojne per ngjarjet ne serbi, JO vetem une por mbi 95% e shqiptareve e dijne se Kane hallin e vllaznive te vet e te fazlliq shkaut e ki te ambasades se malit te zi, e ne vend se te lehni o legena kerkonin fazlliqit ndihmen se ai ka mundesi ta ndaloj turmen e qenvete qartur si ju.

  9. Tigri says:

    Cfare moterqiri.je mer Kalec Dega.

    Edhe ne nje rast te tille qe nuk ka lidhje me Shqiperine, kerkon te shash Shqiperine, dhe nuk e ke vetem me Edi Ramen por e ke ne teresi me Shqiptaret.

    Shqiperia eshte 4 here me e fuqishme se Mali i Zi dhe Servia eshte nj hale e madhe qe con prostituta dhe striptiste ne trojet Shaiptare , Ne Kosove dhe Shqiperi.

    Ka vende shume me te varfra ne Europe se Shqiperia mor hajvan dhe forca e Shqiperise eshte edhe faktori shqiptar ne Ballkan.

    Shqiperia duhet te kishte reaguar dhe mbeshtetur Malin e Zi.

    1. Kasem Sulejmani pre Uzbekistani says:

      Tigrat shqiptare vdiqen me Skenderbeun, klyshet qe ngelen pas jane turpi i Ballkanit, Evropes dhe Botes…..

  10. Labi says:

    Keta pederat e PD zgjidhen problemin e vet dhe tani ngeli te zgjidhin problemin e Malit te Zi,ata jane sllave e zgjidhin ne mes vete po dhe me PD se e kane partine e dhenderrit,e komandon Sllobodanka,ose Liria,kesaj i thone mire kali qe ngordhi po mizat nuk na lane rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje