Ish-ministri i Drejtësisë i LSI: Kjo klasë politike duhet të ikë, janë të njejtat fytyra, parti e premtime. Demokraci e dhunuar

4 Janar 2020, 15:04Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka hedhur kritika të forta në drejtim të klasës politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se partitë politike janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit që jetojmë.

Sipas Manjanit, na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve, pais janë të njëjta fytyra, parti, të njejtat premtime.

Postimi i Manjanit:

Partitë politike janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit që jetojmë.

Na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve.

Dhe skanë faj, me thënë të drejtën.

Të njëjtat fytyra!

Të njëjtat parti!

Të njëjtat veprime!

Të njëjtat fjalë!

Njësoj! Si në fundshekullin e shkuar edhe në këtë dekadë të tretë të shekullit të ri.

Opozitarët thonë që qeveritarët janë më të këqinj se ne. Qeveritarët thonë se të këqijat e ish pushtetarëve janë më të këqija se të zezat tona! E mbani mend Shalsin e dekadës së shkuar?!

Njësoj! Gjithnjë koka pas.

Ishim më mirë kur ishim keq..!

Ftesa e vetme që i bëhet njerëzve është na zgjidhni ne se jemi më pak të këqinj. Kështu bëjnë të gjitha partitë, pa përjashtim!!!

Ndërkohë njerëzit nuk vendosin, nuk zgjedhin, thjesht votojnë.

Asnjë ndryshim!

Partitë kanë krijuar një realitet virtual rreth vetes. Flasin për suksese dhe për dashuri ndaj popullit, duke sharë kundërshtarin.

Njësoj, me të njëjtin ritëm si më parë!

Kulmi është kur partitë bëjnë debat edhe për hallet e Amerikës, Francës e Gjermanisë si në faqen 4 të Zërit të Popullit dikur.

Asnjë lidhje me Shqipërinë reale, me shpopullimin e frikshëm, me polarizimin ekstrem ekonomik e social, me ndasi të rënda sociale, pa shtet dhe me demokraci të dhunuar.

Asnjëra parti nuk thotë se si zhvillohet Shqipëria reale!!! Të gjitha merren me veten duke bërë ato hesapet e vogla elektorale.

Hesape të reja me numra të vjetër.

Njësoj, si gjithmonë!

Keq boll, me thënë të drejtën!

“Ma za ma keq”- thonë andej nga Shkodër-Lezha. Veçanërisht me ligjin anti-shpifje, keq është kjo puna e “zërit”…

Megjithatë, vijoj të mbështes idenë e zgjedhjeve politike që kthejnë pluralizmin dhe garantojnë rotacionin!

Me atë që na ndodhet do kavërdisemi…

7 komente në “Ish-ministri i Drejtësisë i LSI: Kjo klasë politike duhet të ikë, janë të njejtat fytyra, parti e premtime. Demokraci e dhunuar”

  1. LORA says:

    ,,,,,ja edhe idhi manjaku
    paska konkluduar qe ai i pari duhet
    te pirdhet nga politika !!!!!!!
    Lajm i mire?????

  2. Like floriri says:

    E JU KU BENI PJESE ? .

  3. SA TE PESHTIRE JANE KTO SURRATE SHKERDHATASH
    BO EDHE KY COP MUTI MORAL POLITIKE G´HEEEEJ !

  4. Revizori says:

    Filloje pra, nga ai oresidenti yt i shkerdhyer, dhe nga Mona e Rrugeve.
    Te vazhdojme me Saliun dhe Bashen, dhe pastaj, po nuk e perzuri populli Ramen me shkelma (me vota), me peshtyfshin Zike Qorrin.
    Po te ikë Katershja e Ndyre e opozites, Edi Ramen e ke ne pension direkt, te merret me Zahon dhe pikturat e tij.
    Por ti nuk flet per kete apo Jo!
    Ti nje nje kokerr legeni qe do pranosh edhe Vuçiçin kryeminister, vetem te kesh nje post ministror.
    Dhe nuk je i pari. Ke trashegimine kuislinge qe te vjen mbrapa “bashkepunoj edhe me djallin per interes”.

  5. 17nentori says:

    Te ikin qente nga stani…. thote ujku!
    Se ujku do te shofi fytyra te reja ne stan.

  6. mona says:

    Vallahi Manjan ka ardhur koha qe ne politiken shqiptare te vijne fytyra te reja si fytyra jote psh qe i ngjan nje nazisti.

  7. Raul says:

    Të parët që duhet të zhduken nga skena politike e kësaj shqiperije jane doktoresha horoskopike, Fallxhorja e leshitdhise , leshitlikes, leshimonikes, leshitpetrikes Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje