Ndezja e fitilit

4 Janar 2020, 10:49Bota TEMA

Nga Enver Robelli

Sulme në Rrugën e Hormusit, rrëzim i një droni amerikan, sulme kundër impianteve saudite të naftës dhe provokime në Irak, përfshirë edhe sulme kundër trupave amerikane – të gjitha këto i ka bërë Irani javëve të fundit. Përkundër protestave dhe paralajmërimeve amerikane se kjo fushatë mund të shkaktojë një konflikt më të thellë.

Pas sulmeve ka qëndruar, në të shumtën e rasteve, Kasem Solejmani, komandant i Brigadave al-Kuds, të cilat janë krahu elitar për aksione në botën e jashtme të Gardave Revolucionare të Iranit. Solejmani ishte gjenerali që udhëhiqte politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Irani e sheh veten si fuqi mbrojtëse të shiitëve, por gjithsesi edhe si digë kundër «djallit të madh» (Amerikës) dhe «djallit të vogël» (Izraelit). Jo rastësisht Brigadat e komanduara nga Solejmani quhen al-Kuds, ky është emri arab i Jerusalemit, qytetit të shenjtë për hebrenj, të krishterë e myslimanë.

Solejmani kishte tepër vetëbesim. Siç shkruan gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung», ai në vitin 2008 i kishte dërguar një SMS presidentit të atëhershëm të Irakut, Xhelal Talabanit. SMS i drejtohej një mysafiri të Talabanit, gjeneralit amerikan David Petraeus, i cili komandante trupat e Amerikës në Irak. Solejmani shkruante: «I dashur gjeneral Patraeus: ju duhet ta dini se unë, Kasem Solejmani, e kontrolloj politikën e jashtme të Iranit në Irak, Siri, Liban, Gaza dhe në Afganistan». Së fundi, kur Irakun e përfshinë demonstrata të mëdha kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, një mbledhje të kabinetit të sigurisë në Bagdad e drejtoi Solejmani, jo kryeministri Adil Abd al-Mahdi.

Për eskalimin e situatës në javët e fundit më shumë duhet të akuzohet Teherani, këtu nuk duhet të ketë dyshim. Por në fillim të eskalimit qëndron vendimi i presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e negociuar nga administrata e Barack Obamës, nga Bashkimi Europian dhe nga Rusia. Marrëveshja nuk ka qenë ideale, por më e mira e mundshme, sepse për një kohë relativisht të gjatë e pengonte Iranin të zhvillonte e prodhonte armë bërthamore, njëkohësisht mundësonte heqjen hap pas hapi të sanksioneve kundër Iranit. Trump e ka quajtur këtë marrëveshje si pazarin më të keq që ka bërë ndonjëherë Amerika. Duke qenë tregtar patundshmërish Trump çdo gjë edhe në politikë e sheh si pazar.

Në vitin 2011 Trump madje e pati akuzuar Barack Obamën se për t’u rizgjedhur president e ka ndërmend të ndezë një luftë me Iranin. Me këtë pyetje tani duhet të ballafaqohet vetë Trump, i cili ka premtuar se SHBA-të nuk do të kyçen më në asnjë luftë. Rrjedhimisht, Trump vendosi t’i tërheq trupat nga Siria dhe t’i lë në baltë kurdët, partnerët më besnikë në rajon në luftën kundër terrorizmit islamik. Kjo i dha hov ambicieve iraniane në Lindjen e Mesme. Kasem Solejmani ishte koka e politikës rajonale të Iranit. Me trupat e kontrolluara prej tij ai mbështeste diktatorin Bashar al-Asad në Siri, përkrahte Hizbollahun në Liban, gjurmët e Solejmani vëreheshin edhe në konfliktin e Jemenit. Çfarë bën Irani në rajon lirisht mund të quhet politikë fqinjësore terroriste.

Eliminimi i Kasem Solejmanit është një akt i shpalljes faktike të luftës kundër Iranit. Dhe Irani do të përpiqet të hakmerret, edhe kjo është e sigurt. Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk ka strategji përveçse përdorimit të ushtrisë siç e përdorë edhe Twitterin – në mënyrë impulsive. Me tërheqjen nga Siria Trump ka dërguar një sinjal fatal, duke i lënë hapësirë veprimi Rusisë dhe Iranit. Me vrasjen e Solejmanit është ndezur një fitil. Dhe pasojat janë të paparashikueshme. Rrjedhimisht, në këtë situatë, duket paksa qesharake ngutësia e disa politikanëve shqiptarë për të duartrokitur vrasjen e Kasem Solejmanit, ndërkohë që shumë më të kujdesshëm janë jo vetëm shtetet e BE-së, por edhe demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje edhe vetë presidenti Donald Trump duket se është i prirë për deeskalim të situatës. Ai tha: «Nuk po kërkojmë luftë, nuk e kemi qëllimin të rrëzojmë regjime». Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit është shumë kompleks dhe për ta shpjeguar atë nuk mjafton që si politikan shqiptar të kesh një profil në Twitter.

6 komente në “Ndezja e fitilit”

  1. Boston says:

    Nga cfare shkruhet ne artikull ky aoutori del kunder vrasjes se ketij krimineli, kunder USA, por nuk ka force te dale hapur. Ptu fare keqe e gazetarise

  2. loni says:

    ne shqiptareve nuk na vihet re,apo nuk na i var njeri ne bote,se e dine qe jemi nje popull bythlepirsa,shikoni ata katunare shqiptare qe hane pensjone 300 eurosh ne greqi sesa bythlepirsa qe jane,shiko ata ne amerike sesi e perkedhelin dhe e ngrene ameriken ne qiell,thuaj qe jeten ja dhan amerikanet,mos te flas per ata mjekrroshat shqiptare qe i pelqen te jen arab sesa bythlepirsa jane,apo ata qe shkojne mbas politikes,mbas bosit etjjj,prandaj cfaredo qe te themi nuk na i var kush sepse ne stilin e bythlepirserit e bejme se na japin per te ngrene pa pune,e kemi kete tradite qe nga koha e gurit,po hengre qyl pa pune e bejme shume mire bythlepirsin,realiteti eshte me pseftogreket shqiptare,bashk me pseftoturkoarab shqiptare,vetem se marrin nga nje shum te vogel lepijne cdo kar greku dhe turku kjo lloj kategorie,prandaj eshte e kote te merresh me ne,eshte menyra jone e te jetuarit ketu dhe mijera vjet perpara,nuk ndryshojme dote,na pelqen te lepijme bythen e tjetrit sic jane voripiriotet dhe filoturkoarabet

  3. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Ky torobelli keshtu do mbetet,torobell.amerikanet brenda ne irak me njerezit e tyre.dhe aqif sulejmani ka drejtuar nje mbledhje qeverie ne irak.i del qe keshilltaret amerikane ne irak jane bashkepuntore te aqif sulejmanit,pra te iranit .te ftuar diku nr bisedime irako iraniane mund ta pranoja.por te drejtoje nje eksponent i zbulimit ushtarak iranian nje mbledhje te qeverise irakene me duket jo e cuditeshme,por budallallek.po,mund te ndodhre ,por vetem me lejen amerikane.pra,bashkepunim shba -iran(me sakte me aqif sulejmanin).torobell hesap.shba ne bashkepunim ne iranin.megjithate politika eshte kurve.cdo gje mund te ndodhe.

  4. Kiri says:

    E ke mbush gazeten me kete gjeneral cfare do na thuash per qumshtin,miellin,e mallra te tjera serbe qe po pushtojne tregun.

  5. tironsi says:

    o amerike o vend bobash mire e ben qe e pastron boten nga kta morracake

  6. Trojani says:

    Marveshja e obames me iranin ishte katastrofale .
    Obama idha iranit 150 miliard $ ne cash,
    dhe ca mori si garanci !? vetem llafe , qe do ndaloje pasurimin e uraniumit, po nuk pranoje ispektoret nderkombetar per kontrolle asnjehere .
    Si mund te quhet kjo marveshje e drejte ?! vetem robelli dhe demokratet amerikan e dine !!!
    Pas rezimit te dronit amerikan, pentagoni planifikoje te godiste si kunderpergjigje iranin, Tramp e ndaloj pasi u informua se goditja do kishte te pakten 100 viktima mbase dhe te pa fajshem.
    Tramp i paralajmeroje me shume se nje here iranianet te kene mendjen per sa i perket objekteve dhe interesave amerikane ne rajon,dhe specifikish kur behet fjale per shtetas amerikan.
    Iranianet vran nje amerikan dhe sulmuan ambasaden , tani kush e ka fajin trampi, qazimi apo kasemi !!!???

    Kur i kruhet bytha dhis , i ha buken çobanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje