SHBA dërgon mijëra forca shtesë në Lindjen e Mesme

3 Janar 2020, 20:49Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 3.500 forca ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme, vetëm një ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani.

Lajmin e bën me dije NBC News, duke cituar tre zyrtarë të mbrojtjes dhe një zyrtar ushtarak amerikan.

Trupat e reja do të shpërndahen në Irak, Kuvait dhe zona të tjera në rajon. Sipas NBC, dërgimi i një prej Brigadave të Divizionit 82 Airbourne – 700 prej të cilëve ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme – janë urdhëruar të shërbejnë si përgjigje ndaj kërcënimeve në të gjithë rajonin.

Por zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se dërgimi i trupave shtesë nuk është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vdekjes së gjeneralit Soleimani, çka ka inatosur regjimin në Iran që zotohet për kundërpërgjigje të ashpër.

Përkundrazi, është më tepër një vazhdim i një njoftimi të hershëm këtë javë për të dërguar trupa në rajon, thanë zyrtarët për NBC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje