Irani premtoi “hakmarrje të ashpër”, Trump tallet në Twitter: Nuk ka fituar kurrë një luftë

3 Janar 2020, 15:15Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump është tallur me Iranin pasi udhëheqësit e vendit islamik premtuan se do të hakmerren ashpër për vrasjen e Qassem Soleimani, i cili vdiq pas një sulmi ajror të urdhëruar pikërisht nga kreu i shtetit amerikan.

“Irani nuk ka fituar kurrë një luftë, por ama nuk ka humbur asnjë negociatë”, shkroi Trump në Twitter.

Noshta kjo frazë në rrjetin social është edhe një thirrje për të nisur bisedimet.

Më parë, Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, tha: “Nuk ka dyshim se kombi i madh i Iranit dhe kombet e tjera të lira të rajonit do të hakmerren për këtë krim makabër nga Amerika kriminele”.

“Martirizimi i Soleimanit nga Amerika agresore dhe kriminele ka trishtuar zemrën e kombit iranian dhe kombeve të tjera të rajonit. 

Vdekja e Gjeneralit ka dyfishuar vendosmërinë e Iranit dhe kombeve të tjera të lira për t’i bërë ballë bullizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat e Islamit. 

Ky akt i turpshëm dhe burracak është një shenjë tjetër që tregon se sa e dëshpëruar është Amerika dhe e dobësisë së saj në rajon”, lexohet në një komunikatë të postuar në faqen zyrtare të qeverisë iraniane.

5 komente në “Irani premtoi “hakmarrje të ashpër”, Trump tallet në Twitter: Nuk ka fituar kurrë një luftë”

  1. Kalec Dega says:

    Forca e Iranit qendron ne rrembime, kercenime, sabotime dhe lufte klandestine.
    Bravo Trump, nuk je Obama Socialisti e “pacifisti”.

    1. Pantera says:

      Obama socialist ????? E ti je rot kari komplet , nga koka e deri ne kembe . Kujton se komenton shpesh dhe te duket vetja se ke nivel , je ama koke kembe rot kari

  2. Evgjit grek says:

    Donald trapi vazhdon traditen e cmuar te amerikes si shteti qe ka bere me shume luftra dhe kolinizime ne histori .meriton komplimentin bir kurve

  3. Bimi says:

    Sakte me negociata Irani fitoi miliarda ne kohen e Obames kur Amerikanet masakroheshin ne Benghazi. Por Trump nuk eshte Obama. Nese demokratet do lejne somalezen Omar dhe Alexandria Cortez te beje politiken e jashtme nuk vijne ne pushtet edhe per 20 vjet. Eshte disi per tu cuditur qe nga trojet shqiptare vetem Ramushi pati guximin te dale pro sulmit amerikan kundra nje krimineli . Te tjeret kane frike te prononcohen. Respekte Ramush. Kam rezerva per politiken tende por ke kellqe.

  4. Po thot nji te vertete !
    Trump eshte shume realist .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje