Vrasja e Soleimanit, Netanyahu ndërpret vizitën në Greqi

3 Janar 2020, 15:34Bota TEMA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në Greqi, pas përshkallëzimit të tensioneve pas vrasjes së një gjenerali të lartë iranian në një sulm ajror amerikan në Bagdad.

Netanyahu do të takohej sot edhe me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Zyra e kryeministrit izraelit tha sot se Netanyahu do të kthehej më herët sesa ishte planifikuar. Kthimi i tij ishte planifikuar fillimisht për nesër.

Izraeli, aleat i madh i SHBA-së dhe armik i vjetër i Iranit, është në gatishmëri pas sulmit në Irak, ku u vra Qassem Soleimani, komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje