Turqia dënon sulmin e SHBA, për vrasjen e gjeneralit iranian

4 Janar 2020, 09:32Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka dënuar sulmin ajror amerikan në Irak, që vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefin e milicisë së Iranit.

Sipas ministrit Mevlut Cavusoglu, ky akt do të “rrisë pasigurinë dhe destabilitetin e rajonit”.

“Ne nënvizojmë paralajmërimin se kthimi i Irakut në zonë konflikti do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin”, lexohet në një komunikatë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve turke.

Tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë ishin në rritje edhe përpara kësaj ngjarjeje. Muajin e kaluar, bisedimet në samitin e NATO-s në Londër për pak sa nuk ngecën pasi pati mosmarrëveshje mbi veprimet ushtarake turke në veri të Sirisë.

2 komente në “Turqia dënon sulmin e SHBA, për vrasjen e gjeneralit iranian”

  1. Bazarhesap says:

    GENJESHTER E PISET!!!
    Presidenti Trump dhe Presidenti Erdogan kane pasur komunikime te vazhdushme para dhe mbas vrasjes te kriminelit Suleman.
    Ky disinformation prej jush eshte i qellimshem per te influencuar opinion publik Shqiptar

  2. Dingo says:

    Gati ja kane Hellfire edhe xhaxhi ErDOGanit po presin te fryhet edhe pak miu Turk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje