"Në Irak jemi të angazhuar ushtarakisht", ministri gjerman: Kërcënimet e Trump s'ndihmojnë në zgjidhjen e krizës

6 Janar 2020, 13:59Bota TEMA

Kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të sanksionuar Irakun nuk janë një ndihmë e madhe, theksoi sot kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, i cili ka dyshime për përfundimin e marrëveshjes për programin bërthamor.

“Nuk mendoj se mund të bindet Iraku me kërcënime, por më shumë me argumente”, nënvizoi Maas për radion publike “Deutschlandfunk”.

”Në Irak, ne jemi shumë të angazhuar, jo vetëm në aspektin ushtarak, por gjithashtu edhe në ndihmë për stabilizimin, në mënyrë që të rindërtojmë këtë vend, të krijojmë infrastruktura”, nënvizoi ai.

“E gjithë kjo rrezikon të jetë e humbur, nëse situata vazhdon të zhvillohet në këtë mënyrë”, theksoi Maas, i cili dëshiron të sigurohet që Iraku të mos bëhet skenë e një lufte mes vendeve të tjera, SHBA dhe Iran.

Trump kërcënoi Irakun për sanksione shumë të forta nëse trupat amerikane do të duhet të largohen nga vendi, pas votimit të Parlamentit irakian për të kërkuar dëbimin e tyre.

Maas theksoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan, Mike Pompeo, i cili, sipas tij, ”nuk dukej shumë entuziast që ne nuk jemi dakord 100% me qasjet e SHBA-së”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje