FOTOT: SHBA tregon muskujt, ngre në qiell avionët më të avancuar në botë

7 Janar 2020, 09:58Bota TEMA
FOTOT: SHBA tregon muskujt, ngre në qiell avionët më të

Në kulmin e tensioneve me Iranin, SHBA ka treguar forcën. Forca ajrore amerikane ka kryer një stërvitje duke ngritur në qiell 52 avionë F-35A të cilët vlejnë 4.2 miliardë dollarë.

F -35 njihet si avioni më i përparuar ushtarak i ngritur ndonjëherë në qiell.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Vrasja e numrit të të Iranit nga SHBA ka shtuar tensionet mes dy shteteve. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”. Nga ana tjetër, Irani ka premtuar hakmarrje.

2 komente në “FOTOT: SHBA tregon muskujt, ngre në qiell avionët më të avancuar në botë”

  1. DS says:

    Rrofte fuqia e lirise amerikane, poshte dallaverexhinjt qe mbajne popujt nen doktrinat fetare!

    1. rripitipitytytyrri47474pity says:

      Ne fakt sot doktrinat fetare po zevendesohen nga doktrinat ideologjike politike. Psh sot po shikojme te formohen fondamentalist te ideologjise se ngrohjes globale apo ekstremiste te mbrojtes se te drejtave te njeriut ose ithtare trushpelare te doktrines se “eksportimit” te demokracise ne vende te tjera duke u kapur pas thenies qellimi justifikon mjetin etj etj. Feja lindi si domosdoshmeri e njeriut per te shpjeguar te pashpjegueshmen qe ndodh qofte brenda njeriut qofte ne boten apo gjithesine qe e rrethon. Kjo padituri e njeriut, kjo injorance ne dije u shfrytezua per ta vene nen pushtetin e fese dhe mistikes. Por nuk eshte vetem doktrina fetare qe e mban njeriun te lidhur shpirterisht, psikologjiisht e fizikist te lidhur, te njejte me doktrinat fetare jane dhe ato ideologjike politike, qofte komunizmi, nazizmi, fashizmi ishin doktrina ideologjike ku per aq kohe sa sunduan u kthyen edhe ne doktrine fetare dhe diktatoret perkates u adhuruan si qenie mbinjerezore nga turmat e indoktrinuara. Pak a shume e njejta gje vlen edhe per demokracite perendimore vlerat e tyre, sistemi demokratik eshte i lehte per tu pranuar por i veshtire per tu mbrojtur nga sulmet e jashtme, i veshtire per tu mbrojtur sepse per tu mbrojtur do te te duhet te shkelesh mbi parime e vlera qe i ke hyjnizuar po vete. Sistemi demokratik perendimor propagandon, barazi para ligjit, barazi ne treg, drejtesi per te gjithe, etj etj por te gjithe e dime qe deri me sot asgje e asnje nuk eshte i barabarte para ligjit se ka disa qe jane mbi ligjin, qe kontrollojne financat boterore, burimet boterore etj etj, nuk ka drejtesi ne shperndarjen e pasurise publike dhe asaj te krijuar me fuqine publike te krahut te punes, pra deri me sot pamvaresisht shume lirive si ajo e fjales (qe sot po kontrollohet e cungohet cdo dite e me shume) e shprehjes nepermjet protestave ( qe shpesh perfundojne ne pazare midis liderve perkates duke i vene turmat nen kontroll) etj etj. Pra ashtu si utopia komuniste mbi barazine sociale e njejta gje po ndodh me demokracite perendimore, vlerat e tyre deri me sot jane nje utopi per pjesen me te madhe te njerezve qe jetojne ne keto vende. Dhe ajo qe eshte me e cuditeshmja eshte qe perendimi kerkon te eksportoje (nje varietet i fjales ekspansion) demokracine ne vende te tjera qofte edhe duke perdorur forcen apo duke stimuluar trazira ne rajone qe jane menderisht, hitorikisht shume larg sistemit te lirive perendimore. A nuk eshte kjo qe bente Blloku Lindor me “eksportimin” e komunizmit ne afrike, amerike latine etj? Pra kemi nje trushpelarje te mendjes se njeriut dhe manipulim te ndergjegjes se tij jo vetem nga kultet apo doktrinat fetare por edhe ato ideologjike politike apo dhe sociale etj.
      E gjitha eshte ne funksion te ushtrimit te pushtetit mbi nje mase sa me te madhe njerezish duke shfrytezuar hapesirat apo fushat e lena bosh nga Besimet e ndryshme fetare dhe Ideologjite Social-Politike apo edhe duke tentuar ti marrin hapesira njera tjetres ( ne kete rast kemi luftera).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje