Kërcënimi i Iranit, Rama: Mos kini frikë, kemi SHBA-në me vete. Ne nuk kontribuojmë me raketa dhe bomba

8 Janar 2020, 20:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thekson nga Viena se nuk është surprizuar nga deklarata liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”, për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).

Në një intervistë direkte me edicionin informativ të orës 19:30 në Top Channel, Rama i tha gazetarit Muhamed Veliu se Shqipëria nuk kontribuon në aleancën me SHBA-në me raketa dhe bomba, por nëpërmjet operacionit humanitar për strehimin e muxhahedinëve.

“Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, por jemi kontributorë në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial”, tha Rama.

Kryeministri qetësoi qytetarët sa i përket sigurisë së Shqipërisë, duke theksuar se SHBA është shumë e angazhuar në këtë aspekt.

“Sa i përket aspektit të sigurisë, kemi qenë dhe jemi ngushtësisht të koordinuar me SHBA. Gjithnjë ka një shqetësim kur bëhet fjalë për t’u gjendur në situata kur shqetësohet një diktaturë, sidomos një diktaturë si ajo e Iranit. Ka momente jo vetëm kur duhet të marrim, por edhe të japim.

U them të gjithë shqiptarëve që nuk duhet të ketë asnjë shqetësim dhe SHBA-të janë shumë të angazhuara në sigurinë e vendit tonë”, u përgjigj Rama.

6 komente në “Kërcënimi i Iranit, Rama: Mos kini frikë, kemi SHBA-në me vete. Ne nuk kontribuojmë me raketa dhe bomba”

  1. Dn says:

    Kur ky thot mos keni frike, duhet vertete te kemi frike! Kur ky lavderon dikend duhet kuptuar se ai eshte mut, kur ky shane dikkend duhet kuptuar se ai eshte i ndershme etj etj

    1. ana says:

      po ty pse duhet te te besojme?

  2. Kalec Dega says:

    idjotski numero uno

    ti mire e ke se jeton ne bunker…


    presidenti i Iranit…”si shpjegohet qe baza amerikane ne irak eshte me e madhe se ky vendi ballkanik qe hapet bythsh”

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Po sikur të ndodhi ndonjë -natë meteorësh’ me ato patatet e nxehta të Iranit mrena gardhit tonë? .. po pastaj çfarë do tu thuash shqiptarëve? nuk do të ishte më mirë të ishim zot në shtëpinë tonë? ky është vizioni juaj për Shqipërinë ? detin na e ruajnë italianët ajrin nuk jam i sigurtë grekët apo hungarezët në dogana sollët edhe frontex-in..bananistan komplet. .po sikur amerikani të na bëjë atë që u bëri kurdëve çfarë do tu thuash shqiptarëve mor daku??pastaj absurditeti më i madh qëndron në faktin se ne kemi dy gjitonë të cilët kanë pretendime territoriale kundrejt nesh pra sërbia dhe greqia sërbia po armatoset me ritme marramendëse ndërsa greqia përveçse ka një ligj lufte në fuqi de jure po të greqizon jugun me lloj lloj mënyrash. .dhe ky u thotë shqiptarëve ‘flini të qetë’..o edo ça janë këto deklarata mër daku,je km e nuk të lejohet të flasësh kështu. .pa ushtri pa gjë dhe garanton shqiptarët me fjalë boshe. ..kjo lojë që po bën ti edo quhet ‘bllof’..dhe kujt ja lun bllofin ? mikut tat vuçiç që të njeh mirë? ?hmm mund t’u duken të tharta këto fjalët e mia se heca me hipoteza dhe me ‘sikur’ por nuk do më pëlqente që të gjendem në pozitat e atij gomarit që po e shqyente ujku dhe ai thoshte :ishalla sikur të jem në ëndërr. .është e patolerueshme për një kryeministër të eci me shpresën se do të na shpëtojnë të tjerët, është akoma më e patolerueshme për km e këtij vendi të bërë copa copa të ndarë në 5 shtete ti drejtohet popullit :flini të qetë në momentin që gjitonët tanë po armatosen me shpejtësi marramendëse. .është shejtan..s’është shejtan. .çfarë duhet të na ndodhi akoma që të nxjerrim mësime nga historia? kemi politikanë komplet të papërgjegjshëm për mos tu thënë të shitur. .më duket se këtu nuk vënd as për sarkazëm. .ujku po skërmit dhëmbët atje tej ndërsa çobani u thotë bagëtisë flini të qetë se ja unë jam 2 metra burrë këtu dhe ju ruaj, pavarësisht se çobani nuk ka as ndonjë çifte të ndryshkur..flini ore ju thëm, flini të qetë se thërres këtë ‘çobanin buztrash’ unë tek ky stani ngjitur e ska ç’na bën ujku se ai çobani gjiton di të hapi ca ‘gropa masive’ dhe na fsheh aty mrena e ska ç’na bën ujku më. .
    kjo ishte llogjika ime. .mos ma vini re se marr mall të pistë. .jam edhe kolaboracionist. .

  4. Andi says:

    Ne te njohim me mire sec njeh ti veten tende. Ti kontribon me tregti armesh droge e hashash. Dhe grun e shokut e merr per vete.

  5. Besa says:

    Nuk ju kushton asgje te shkoni dhe te hapni librin e gjuhes Shqipe, perpara se t’u jepni mend njerezve se c’ndodhi sot. Shqipja nuk eshte prone e juaja qe t’a nderzeni e lyrosni me paditurine tuaj. Aty ku nuk ka nevoje te perdorni barbarizem ( qe ndoshta as vet s’e kuptoni), beni nje perpjekje sado te vogel te mos bini ne sy si gomere te pa gedhendur.

    surprizuar – befasuar
    Liderit – udheheqesit
    suprem – i plotfuqishem
    edicioni – permbledhja
    informativ – njoftuese
    angazhuar – perkushtuar, perfshire
    etj, etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje