Basha i përgjigjet ofertës së Ramës: Nuk na e ka fajin sistemi që nuk fitojmë zgjedhjet

8 Janar 2020, 19:10Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga Vjena, i cili tha se kriza politike në Shqipëri është artificiale.

Në një deklaratë për mediat para takimit në selinë blu me aleatët, ndërsa foli për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Basha u shpreh se çdo sistem që do të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk garantohet dalja e politikes nga krimi.

Basha theksoi se PD është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Ne të opozitës së bashkuar kemi qen të hapur për të diskutuar me të gjithë shqiptarët për të diskutuar se cili sistem zgejdhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. 

Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë daljen e politikës nga krimi dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi të pavarur. 

Prandaj alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës. E dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të dështimit total të kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Unë zgjedh Bundestagun, e shkruar e zezë me të bardhë vendi është në një krizë të thellë shqiptare. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. 

Sot është publikuar një raport që tregon se Shqipëria renditet në fund të botës, si një vend me një qeveri jolegjitime. 

Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për të nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha Basha.

5 komente në “Basha i përgjigjet ofertës së Ramës: Nuk na e ka fajin sistemi që nuk fitojmë zgjedhjet”

  1. Rrok Cubi says:

    Po kujt i thote opozite e bashkuar,ky udhehqesi i madh i revolucionine,iluzioniste,qe i nisi me baben e tij politikt dhe e katandisen kete force politike,ne gjendjen qe ndodhet sot.Ky udheheqesi i madh i opozites,a eshte new gjendje sot,mbasi simbas tij ka mbeshtetje te madhe ne popull,se kujt i thote popull,e di vetem ky,sa votus kane keta mosketjeret e opozites se bashkuar dhe sa ka ky,po ashtu ne zgjedhjet e ardheshme,qe ky na qenka mazhorance,humbet prape,cfare alibie ka bere gati,keta jane aq te lodhur,sa nuk kane takat te rrine ne opozite,jo ne pushtet,keta jane ne pik te hallit,jane ba si lolo dhe nuk din as cfare thone e as cfare bejn

  2. ps-lsi -pd -kanceri i shqipris says:

    Juve duhen leruar njerzit e shpis te dyve bashk me liken e monen mor pisa ,provoni kandidat te hapur dhe populli te shikoj per ke voton kurse ju putanat majtas e djathtas nuk ju leverdis se u iken cdo gje nga duart, jeni nje corb m**i te gjith

  3. ana says:

    Ah ti je i mbaruar o i shkrete. Revolucion nuk ben dot se te fut SHBA-ja tek lista e zeze, genjeshtrat nuk ti beson me njeri, babalet u dekonspiruan, lindja nuk te sponsorizon me se i tregove qe je pa vlere, shif njehere se mos ben krushqi me aljenet se keshtu je mashkull i bukur.

  4. Dua te di says:

    Basha! Po si ta kultojme qe Rama ka deshtuar? Respekt!

  5. ida says:

    Fluturon, fluturon Basha! Me …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje