VIDEO/ Kryesimi i OSBE-së, Rama takon ekipin drejtues në Vjenë

8 Janar 2020, 16:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte në Vjenë këtë të mërkurë.

Kreu i qeverisë vizitoi zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e OSBE-së, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër.

“Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Postimin, Rama e shoqëron me një video në Facebook. Kreu i ekzekutivit viziton edhe departamentet dhe takohet me anëtarët e ekipit të ri.

Skuadra që do të drejtojë OSBE-në do të jetë mikse dhe do të përbëhet nga 60 përqind shqiptarë dhe 40 përqind të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje