Ilir Meta është përfshirë në replika me Ylli Manjanin, pas një deklarate të këtij të fundit, se presidenti nuk mundi të paqtojë politikën shqiptare.
Duke deklaruar se ka bërë gjithçka për të ulur palët në dialog, Meta tha se Manjani po përdoret për të dëmtuar reputacionin e presidentit.
“Ilir Meta i ka ofruar çdo gjë Edi Ramës. Zotëria aty ka qenë një nga nxitësit kryesorë të opozitës nga Parlamenti.
Pas disa muajsh u thoshte pse dolët nga Parlamenti, si dolët.
Ilir Meta është shumë i qartë në punët e tij, opozita të zgjidhë vetë punën e saj.
Deri në 24 korrik 2022 Ilir Meta është në atë zyrë dhe do ta bëjë detyrën e vet me përkushtim maksimal, dhe është shumë i qartë në qëndrimin e vet.
Ka qenë i vetmi që ka bërë përpjekje për konsensus dhe ky konsensus është minuar në mëntyë të vazhdueshme.
Çfarë interesi kam unë të sulmoj ambasadorët? Por nëse ca palaço diplomatë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë, është detyra ime tu tregoj vendin atyre.
Këtë Kushtetutë e kam bërë me ambasadorë, me Komisionin e Venecias, me 140 vota.
Nuk bëhet shteti ligjor nëse zbatimi i Kushtetutës bëhet në këtë mënyrë si tani. Ky është qëndrimi i Ilir Metës.
Le të vijë çdo ambasador, çdo ekspert i huaj dhe ti tregojë Ilir Metës ku është shkelur Kushtetuta.
Ai djali (Manjani) e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë ministër Drejtësie, se nuk e bënte askush atë.
E di shumë mirë si këta ndërkombëtarët vinin dhe thoshin e kemi Kushtetutën në anglisht dhe jo shqip.
Kush dëshiron të bëjë opozitën ta bëjë, Ilir Meta nuk është as të bëjë opozitë dhe as pozitë.
Çfarë do të bëjë Ilir Meta me 25 korrik 2020 është çështje tjetër”, tha ai.
Ylli Manjani deklaroise presidenti Ilir Meta e humbi mundësinë e tij për të afruar palët politike në dialog.
Ai është kritik edhe për kursin politik të Metës ndaj ambasadorëve.
“Për Presidentin e Republikës, Kushtetuta, ligji, procesi, procedurat janë të shenjta dhe të paprekshme.
Dhe në këtë pikë presidentit aktual i jepet nota 10-të, pa mëdyshje.
Por tek pjesa e nxitjes së dialogut politik në vend, mendoi që presidenti humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues dhe një faktor ndërmjetësues e një politike të harbuar.
Ilir Meta është i njohur për kompromise, dhe kompromise të forta madje, që askujt nuk ia ka prerë mendja dhe nga kjo pikëpamje u priste që Meta të ishte një faktor paqësues për politikën shqiptare.
Nuk e kuptoj pse e humbi këtë mundësi, këtë pushtet real të tij.
Është goxha i diskutueshëm roli i presidentit të Republikës në raport me diplomacitë e huaja, unë nuk jam që Shqipëria të jetë një shtet vasal ambasadorësh, nuk e kam mbështetur kurrë këtë gjë.
Por nuk do të preferoj kurrë që kryetari i shtetit të shkonte në një kurs përplasjesh publike me ambasadorët, sepse është një temë kot.
Mendoj se opozita shqiptare ka humbur Ilir Metën, opozita shqiptare ka nevojë për Ilir Metën.
Ndërkohë, Ilir Meta ka një rrugë që ti dalë përballë të keqes, atë që di të bëjë më mirë.
E keqja është qeveria, nuk është në Ambasada, në rrugë dhe kurrfarë vendi”, tha Manjani, duke tërbuar Metën.
(TemA)
…sherrr…???
=
si sherri me Ramen dhe Saliun, ju kujtohet besoj?
=
shpresoj qe shqiptaret nuk jane naive…
=
mjafton titulli te mos harxhoni kohen dhe inteligjencen per ket shkrim, ne Tema
hahahaha …muhabet p(b)allkanasish..rri se unë te bëra njesh…..rri mirë se të futa dru…rri se…
Po ty o lopçar skrapidari kush të furi në politiqi???
“……Ilir Meta e ka bere minister Drejtesie, se nuk e bente askush ate.”
Mjafton vetem kjo fjali per te kuptuar se kush eshte Ilir Meta. C’do epitet do t’i shkonte per shtat, mafioz, matrapaz, mashtrus, idiot provincial,………etj., etj., vetem President jo, madje as kryetar i nje partie periferike.
Shikoni se cfar mendimesh idjote ka ky hajdut i floririt qe Ed palla e beri president….
Po pse more ndyresire e bere ministef dhe dubet te bej si thote ligji apo si tbua ti…
Kur do te hy ne burg ky ndyresire, ky hajdut e vrases.
Brravo zoti Ylli qe e tregoni veten te pa anshem se per kuader te tille ka ky vend. Keto 30 vjet ne vendin tone keshtu eshte vepruar, i vendos Saliu dhe duhet vepruar si thote ai, vendos Nano dhe uk duhet ta kundeshtosh e plot budallalliqe te tilla.