“S’ka më e ke se ke”, Rama gris letrat: Harrojeni, s’ka nevojë më për këto, mjeku e ka online kartën e shëndetit

8 Janar 2020, 12:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë.

Teksa grisi disa letra, kreu i qeverisë ka ripërsëritur se nga 1 janari pacienti nuk ka nevojë që të pajiset me një kartë shëndeti, pasi tashmë ajo është online.

“41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari.

 Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor. 

Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, dhe ai nuk e kërkon më ku e ke, pse s’e ke, e harrova, më dhimbte koka”, tha Rama. (TemA)

16 komente në ““S’ka më e ke se ke”, Rama gris letrat: Harrojeni, s’ka nevojë më për këto, mjeku e ka online kartën e shëndetit”

  1. Kalec Dega says:

    Mjere Shqiperia dhe ata qe e shikojne si Kryeminister kete aventurier me veprime gangsteri.
    Nje demonstrim vulgar per shqiptaret, nje model per ata qe jane rritur dhe kane ne gjak dhunen, ky eshte mesazhi i ketij megallomani te pacipe.

    1. E verteta says:

      Cfare po ben gabim ky kryeminister o ti plere qe ti e shan ? Po ben ndryshime cilesore ne sistem qe kur ty te te dhembin trute dhe te shkosh ne spital mjeket mos te te sjellin verdalle por te te japin ndihmen qe kerkon. Te vjen inat pse ben punen qe i ka dhene populli? Po jo te gjithe jane kokepalare si Salet dhe Lulerat e tu o Kalec plera. Biles sa me shume ta shash ti o Kalec pagesa aq me shume njerezit kuptojne se Rama po punon.

      1. Taku says:

        Jo o bico jo se e ka mire Kaleci,
        vertete keto qe po ben kryeministri i shqiperise jane disa perpjekje per te lehtesuar burokracite qe ne hasim perdite, mirepo implementimi i tyre eshte jo i plote, me te meta, dhe mund te behen akoma me keq me kalimin e kohes.
        Vajta me shume se 1 vit me kete problem, teksa “Sistemet” e ketyre raportojne qe une jam i siguruar dhe ne baze te kartes se shendetit te gjeneruar nga keta vete rezultoj po ashtu i siguruar, kur shkon tek mjeku ne sistemin e ketij te fundit rezulton, i pasiguruar. Ec e merre vesh tani se kush i ben corap punet, ne kete mes.

      2. Shume me i verteti says:

        Pacienti:Mbahe doktor 5000 -shen
        Doktori: Me 5000 do bleme KompjuTer.
        Pacienti: Po ne Laptopin personal do ti kesh ato te dhenat e mia shendetesore?
        Doktori: E mo plako, jane ne duar te sigurta dhe me te sigurta , se po u fiken dritat i kam ne Laptop njaty, njashtu bre..
        Pacienti: Qoka per tu thane ” Rrofte Doktori”
        Doktori: Po jo mo Demo se Partia mbi te gjitha. Si do qe te shkoje puna , prape Rrofte Partia do themi.

    2. sancho panca says:

      O Kalec, o dhi e zgjebosur me bishtin perpjete. Cfare kemi tani eshte sic ishte Europa ne vitet 40.
      Rama po perpiqet te beje dicka bashkokohore. Me experiencen qe kemi ne dhe me trashgimine kulturore (ti je shembull i paster) qe na la Enveri dhe bac Sala nuk behmi dot Europe per 5, 10 apo 20 vjet.
      Tani po fillojme te ecim ne rrugen e duhur, boll me jargavitje, po fillo e puno, mos u sill si xhonturk i shurrosur!

    3. Adeci says:

      Je tamam kalec!

  2. Al says:

    O trim po kur te mos kete drita e mos kete sistem si do ta kuptoje mjeku? Une jetoj ne BE kam karte plastike me cip e foto….skane sistem kta?

    1. Zjarri 6 says:

      U zgjidh dhe kjo pune

    2. Lilo says:

      Po pse mo ALbanez kur s’ka drita atje në BE ku jetoke ti at’herë ti bëjnë vizitat ty. Shko merru me Be -në tënde e mos u lodh me problemet tona. Hë lum miku

  3. qytetar malok says:

    Nuk eshte fjala per maloket. Edhe 50 vjet te tjera bisedat online midis tyre do te jene nga nje maje mali tek tjetra….O hej! Kane vra gjaksit Frrokun e Curajvet o hej….

  4. leko says:

    Qe ne shendetesi jane bere permiresime te dukeshme kjo duket qarte por ne qendra shendetesore sidomos ne ato te lagjeve nqse nuk paguan minimumi 500 lek mjekeve sidomos atyre te specialiteteve te sorollazin pa fund. Ketu duhet vene dore se keta plera i cvatin njerezit sidomos pensionistat. Mendoj qe qendra shendetesore te 21 dhjetori mban kompionin e korrupsionit.

  5. Ilir says:

    Nuk i fut edhe një të zhgaravitur murit në krah !
    Për ta plotësuar Show-n e rradhës .

  6. Veli Xenga says:

    Kush nuk e pranon qe po ja kalojme dhe Gjermanise!?

  7. Ushtaraku says:

    O kalec i deges mos shaj ,se kryeministri po bene nje pune te mire mos te sorollatesh neper ambulanca e institucione duke harxhuar shume kohe sicduket nga komenti tende ke qene ndonje zyre qe xhvatje qytetaret .une nuk e votoj Edi Ramen ja kam thene ne sy edhe ne Sarande .Por per punen qe bene duhet ta falenderojme se na kursen kohen,koha eshte flori dhe dixhatilizimi i tij eshte per pune jo per shpifje si ndonje tjeter e kupton ty per ke kam fjalen Reflekto.

  8. Diktat says:

    Adminstrata në këmbë për popullin apo pêr “albcontroll”!!! A shejtan shejtan, lëre administratën, le ta bêjē si tē dojë, shtrirē ose nê këmbë por spaku dhe bkh ku janë ? Goxha punê i pret! Ti po ja kalon plakaruqit sali !!! Vazhdo vazhdo! Tik tak, tik tak!.

  9. Ministereja e perlotur says:

    Ca ja fut pordhes kot ky karta live ka qen ka kaq kohe. Po cfar zgjith karta e di kush. Vete te specialisti ja fut pordhes kot ve mjekim si i do qefi. Vete te mjeku lagjes nuk ta jep dot me rimbursim se ha gjob nga ky i gjati. Ky po ka byth te ver protokollet e mjekimit dhe kush shkel protokollin te mbaj pergjegjsine. Jo si eshte tani protokollin e shkel specialisti gjoben e ha mjeku familjes. Se ven robt ne Tirane per nje mjekim te specializuar dhe rekomandimin e mbushin kalamajt e kopshtit e tjera tjera plot si kto cudira. Sistemi shendetesor esht i qelbur nga koka. 1 shembull konkret per medikamentet qe qarkullojne ktu po te shikosh ligjin per medikamentet e 4 kembsheve jane te standartit te BE nuk te lejojn ti importosh. Medikamentet e 2 kembeshve vijn dhe nga bodrumet e indis kines etj tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje