PD akuza kryebashkiakut të Mallakastrës: Është dënuar në Greqi, Prokuroria të nisë hetimet. Reagon Ismailaj: Jam i hapur për çdo lloj verifikimi, në atë kohë kam punuar mësues

8 Janar 2020, 11:55Politika TEMA

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, ka reaguar pas akuzave të bërë nga Partia Demokratike se ai ka fshehur dënimin në Greqi në vitet 1999-2000. Në një prononcim për mediat, Qerim Ismailaj ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur nga e shkuara e tij.

Ai ka thënë se gjithçka e ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, nuk ka qenë kurrë i ndaluar dhe në kohën që pretendon PD-ja ai ka punuar mësues.

Në asnjë rast dhe rrethanë të tillë nuk kam qene ne kushtet e ndalimit te kandidimit.  Jam i hapur për cdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam deklaruar formularin. 

Në shtator të 1999 kam filluar punën si mësues. Asnjëherë nuk jam ndaluar nga policia greke.  Në Greqi kam motrën, ka pasur një rast familjar sebep, dhe kam qenë atje (para 4 ditëve)“- tha Qerim Ismailaj. 

Ndërkohë në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, sipas njoftimit nga selia blu specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” –  theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Partia Demokratike deklaron se sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në 

Formularin e vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe sjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.  “Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale” thotë PD-ja.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje” mbyllet reagimi i PD-së. (TemA)

3 komente në “PD akuza kryebashkiakut të Mallakastrës: Është dënuar në Greqi, Prokuroria të nisë hetimet. Reagon Ismailaj: Jam i hapur për çdo lloj verifikimi, në atë kohë kam punuar mësues”

  1. vang says:

    Ju te PD po kerkoni dhe pleshtin ne kashte.Shume njerez te pafajshem mund te jene kthyer ne Kakavije per dekumentacion ”jo te rregullt” dhe ta kene te ndaluar te futen per dy tre vjet .Ishin vite te ngarkuara dhe kane ndodhur shume keqkuptime e episode te cilat Pd po i sheh si ceshtje penale dhe spo le shqiptar pa fajsuar.Kur ska pune merret ose me BABALE,deputet biles,ose te gjej ndonje morr .

  2. genci.d says:

    Me thene te drejten keto ceshtje kane shume interes per publikun sa nuk e shikoni se njerezit kane dale rrugeve e te protestojne…Nese Deportimi apo Apelasi per qendrim te paligjshem , sipas PD ,quhet Krim , atehere 70% e shqiptareve nuk kane te drejten te zgjidhen ne poste publike.

  3. Tani says:

    Doli dokumenti. Cfare do thone tani komentuesit e mesiperm ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje